Lidhu me ne

Mix

Dita e parë e Ramazanit 2023

Ramazani 2023 (Shqipëria).

E mërkurë 22 mars

Deri e enjte 20 prill

Gjithçka që duhet të dini rreth muajit të Ramazanit, nga

Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Sipas besimit islam: Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore, etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës. Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.about:blank

Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

VLERAT E RAMAZANIT

Prej të mirave të panumërta që Allahu Dhurues e Bamirës na ka favorizuar, është edhe Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islam. Fakti që Ramazani, i cili llogaritet sipas kalendarit hënor, rastis në të gjithë muajt e vitit kalendarik diellor, që kemi në përdorim, përmban një urtësi krejt të veçantë. Kështu, agjërimi mbahet në ditë të nxehta e të ftohta, të gjata e të shkurtra, duke i begatuar të gjitha ditët e vitit në intervale të caktuara e duke u përsëritur çdo 33 vjet.

Me të vërtetë ky muaj është pastrim për njeriun nga mëkatet që ka bërë gjatë gjithë vitit, pasi agjërimi në Ramazan është si një pastrim shpirtëror, portë në të cilën njeriu hyn një herë në vit, për të pastruar njollat e mëkateve të tij e për të dalë prej saj krejtësisht i pastër. Profeti Muhamed a.s., që në krye të herës lajmëron: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe bindje, i falen të gjitha mëkatet e mëparshme”.

Njeriu largohet nga ushqimi gjatë ditës, nga agimi deri në perëndim të diellit, derisa uria ta ketë lodhur dhe etja ta ketë ngacmuar, me mbërritjen e kohës së iftarit, arrin të kuptojë rëndësinë dhe vlerën e mirësisë së Allahut. Këtu ai ndien një gëzim të natyrshëm kur sheh se, ajo për të cilën ishte kufizuar gjatë ditës, iu bë e lejuar, siç thotë edhe Profeti ynë i nderuar: “Agjëruesi ka dy gëzime: gëzimi kur çel iftarin dhe gëzimi kur të takohet me Zotin e tij.”

KUSH E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Ashtu si tek adhurimet e tjera, edhe tek agjërimi, përgjegjës për të agjëruar janë personat që plotësojnë kriteret e kërkuara, si më poshtë:

Personi duhet të jetë mysliman. Që dikush ta ketë detyrim (farz) agjërimin, duhet të jetë mysliman. Jomyslimanët nuk obligohen të agjërojnë.

Duhet të ketë hyrë në moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal. Personat që nuk e kanë arritur moshën e pubertetit, nuk konsiderohen fetarisht përgjegjës për të kryer adhurime të caktuara. Konkretisht, fëmijët dhe personat me të meta mendore janë të përjashtuar nga obligimi i agjërimit.

Duhet të jetë i shëndetshëm për të agjëruar dhe duhet të jetë vendas. Që dikush ta ketë detyrë agjërimin, duhet të jetë fizikisht i shëndoshë (të mos ketë të meta trupore që e bëjnë të paaftë për të agjëruar); duhet të jetë klinikisht i shëndoshë, pra të mos jetë i sëmurë; dhe të jetë vendas, pra të mos jetë në udhëtim. Ndërkaq, po qe se kategoritë e mësipërme e agjërojnë, adhurimi i tyre është i vlefshëm. Por, nëse e përdorin lejen që u është dhënë dhe nuk agjërojnë, ditët e paagjëruara i zëvendësojnë në një kohë tjetër.

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

·         UDHËTARI

·         I SËMURI

·         I MOSHUARI

·         GRATË ME ARSYE

·         URIA DHE ETJA E THELLË

·         ÇFARË E PRISH AGJËRIMIN

·         NË KËNDVËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM

AGJËRIMIN E PRISHIN:

• Marrëdhëniet intime bashkëshortore nga agimi deri në

perëndim të diellit.

• Ngrënia, pirja apo përdorimi i ilaçeve.

• Pirja e duhanit, thithja me qëllim e tymrave, avujve, etj.

• Përtypja e çamçakëzit.

• Hyrja në trup e diçkaje nga goja, hunda, veshi, etj.

• Dalja e gjakut nga goja dhe gëlltitja e tij.

Si për çdo adhurim, edhe për agjërimin e Ramazanit, që kryhet një herë në vit, ka një sërë rregullash që duhen respektuar. Këto rregulla kanë të bëjnë me tri loje situatash në të cilat gjendet personi që agjëron:

Situatat që e prishin agjërimin, por kërkojnë vetëm zëvendësimin e tij. Këto situata ndodhin kur agjëruesi, pa dashje ose me shkujdesjen e tij, ose duke gabuar pa qëllim, e prish agjërimin. Në këto lloj rastesh, personi kompenson vetëm atë ditë pas Ramazanit.

Situatat që e prishin agjërimin dhe kërkojnë edhe zëvendësimin edhe dëmshpërblimin e tij. Kjo ndodh kur agjëruesi e prish agjërimin pa arsyet e caktuara, me qëllim e vetëdije të plotë. Kush e prish me qëllim agjërimin, duhet të agjërojë ditën ose ditët që ka prishur, si dhe gjashtëdhjetë ditë radhazi pa ndërprerje si shpagim. Në pamundësi të kësaj, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.

Situatat që nuk e prishin agjërimin kur ndodhin në harresë. Kur agjëruesi e prish agjërimin në harresë e sipër, prej tij nuk kërkohet gjë tjetër përveç vazhdimit të agjërimit.

DISA DOBI TË AGJËRIMIT

• I kujton njeriut takimin me Zotin.

• E lartëson në nivelin engjëllor.

• I mëson vlerën e të mirave.

• E edukon të bëjë ekonomi.

• I maturon shpirtin.

• I vë fre egos.

• E mbron nga mëkatet.

• I mëson respektin ndaj amanetit.

• I mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë.

• E mëson të jetë i ngopur dhe i kënaqur.

• I mëson durimin.

• E mëson të përballojë shqetësimet.

• I mëson bindjen dhe rregullsinë.

• I siguron shoqërisë unitetin dhe bashkimin.

• I kujton gjendjen e të varfrit.

• Parandalon lypjen.

• I jep pushim trupit.

• Rigjeneron trupin.

• E mbron trupin nga sëmundjet.

NATA E KADRIT

Nata e Kadrit është njëra prej netëve të Ramazanit. Ajetet kuranore dhe fjalët e të dërguarit të Allahut, që flasin për të janë të shumta. Rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon te zemrat e njerëzve, e tregon fakti që, pothuajse i madh e i vogël, e agjërojnë ditën që i paraprin Natës së Kadrit.

Allahu në Kur’an thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) Natën e Kadrit. E ku e di ti se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj. Atë natë zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit” (Kadr, 1-5).

Fjala “kadr” do të thotë fuqi, sundim, nder, vlerë, caktim. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë në Kur’an saqë nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, ky është edhe një argument që tregon për vlerën e lartë të kësaj nate. Asnjë natë nuk krahasohet për nga vlerat, mirësitë dhe begatitë me Natën e Kadrit, sepse Zoti xh.sh. nëpërmjet ajetit të cituar pohon se ajo është më e vlefshme se njëmijë muaj (rreth 83 vjet). Në një ajet tjetër Zoti Fuqiplotë përmend natën në të cilën është zbritur Kur’ani, ku thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne deshëm t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm” (Duhan, 3).

ZEKATI

Zekatin e kanë obligim personat që plotësojnë kushtet e

mëposhtme:

• Të jetë mysliman dhe të gëzojë liri të plotë.

• Të jetë i shëndoshë mendërisht dhe të ketë hyrë në moshën e

pubertetit.

• Të ketë pasuri të mjaftueshme për të dhënë zekatin (sipas

Islamit, kjo është pasuria që mbetet pas plotësimit të nevojave

bazë dhe pagesës së borxheve).

Ai që zotëron pasuri sa kjo masë, një herë në vit, pasi të kalojë

një vit hënor (354 ditë) nga momenti kur e ka zotëruar këtë

pasuri, duhet të japë 2.5% ose 1/40-tën e saj.

KUJT I JEPET ZEKATI

Zekati i shpërndahet këtyre kategorive:

• Të varfërve dhe të dobëtëve që kanë nevojë për shërbim.

• Atyre që kanë borxhe e nuk mund t’i shlyejnë.

• Udhëtarëve që u janë mbaruar të ardhurat gjatë udhëtimit.

• Atyre që janë në rrugë të Allahut (që përpiqen për lartësimin e fesë).

• Nëpunësve të zekatit.

• Për të afruar njerëzit me realitetin e Islamit.

ME ÇFARË JEPET ZEKATI

Gjërat me të cilat nxirret zekati janë si më poshtë:

• Paraja.

• Sendet e çmuara si ari, argjendi apo stolitë si perlat, diamantet, etj.

• Kafshët si gjedhët, delet, devetë, etj.

• Mallrat e tregtisë.

Zekati dhe sadakaja (lëmosha) nxiten në shumë ajete kuranore

dhe thënie profetike, ku bamirësve u premtohen shpërblime të

mëdha si në këtë botë edhe në tjetrën.

SADAKAJA E FITRIT

Sadakaja e Fitrit është një nga detyrimet që duhet kryer brenda hapësirës kohore të Ramazanit. Me të obligohet çdo mysliman, pa dallim moshe a gjinie.

Qëllimi i këtij adhurimi është pastrimi i agjëruesit nga mangësitë dhe pakujdesitë e tij gjatë Ramazanit. Ajo llogaritet që të jepet në një sasi të caktuar për çdo pjesëtar të familjes. Kjo sasi duhet t’i jepet një njeriu vërtet në nevojë. Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Shpëtojini ata (të varfrit, nevojtarët) në këtë ditë.” Pra, nëpërmjet kësaj sadakaje, krijohet mundësia që bajramin ta festojnë të gjithë bashkërisht.

Koha e dhënies dhe e pranimit të saj është deri para faljes së namazit të bajramit. Nëse jepet më pas, nuk konsiderohet si Sadaka e Fitrit, por si një lëmoshë e thjeshtë. Vlera e sadakasë nuk matet me sasinë e dhënë, por me gëzimin që ajo sjell te një zemër e lënduar.Vlera minimale e Sadakasë së Fitrit e përcaktuar për këtë vit është 200 Lekë.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook