Lidhu me ne

Radar

Berisha me të rinjtë e FRPD: Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Në 8 vite u largua 35 % e popullsisë

Berisha me të rinjtë e FRPD: Ky vend sot ka nevojë më

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim në seli me Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Në fjalën që mbajti para të rinjve, Berisha u ndal te fenomeni i largimit të shqiptarëve, kryesisht vitet e fundit.

Sipas Berishës, vendi sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet, pasi në 8 vite u largua 35 % e popullsisë.

Berisha: Takimi me ju është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është një takim në një moment, kritik për vendin, për demokracinë, për të ardhmen. Tre ditë më parë Eurostati njofton se nga 2014 deri në fund të 2022 numri i shqiptarëve të larguar vetëm në hapësirën e BE-së, ka arritur 934 mijë vetë.

Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar në vendet jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe te 35% së paku. Imagjinoni se në çfarë situate është katandisur sot, ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra dhe sheh ju këtu, secili mund të habitet se edhe pse ju nuk keni ikur.

Jetojmë sot në një kohë kur ky vend braktiset dhe vetën braktiset. Braktiset natën, ditën, braktiset me anije, braktiset me rrugë tokësore, braktiset me rrugë ajrore. Ju garantoj se nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata, por po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend nëse vazhdon kështu, nuk ka të nesërme, nuk ka të ardhme.

Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Luftërat i largojnë njerëzit, në luftëra vdesin nga fronti, nga sëmundje nga shumë probleme. Vendi që është pakësuar në histori më shumë nga luftëra dhe ishte luftë botërore ka qenë Polonia dhe ajo ka humbur 20%, të popullit të vet, me të vrarë, me largim etj. Shqipëria humbet në një hark kohore 8 vjeçar, 35 % të popullsisë së vendit.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook