Mix
Yjet e ‘Game of Thrones’, prindër për herë të dytë

Yjet e “Game of Thrones”, aktorët Kit Haringotn dhe Rose Leslie, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Harington, i cili luajti rolin e Jon Snow në serialin hit të HBO, bëri publik lajmin për fëmijën e dytë “The Tonight Show starring Jimmy Fallon.”
Ai tha se djali i tyre është gati të përballet me tronditjen e parë, pasi të mësojë që do të bëhet me një motër ose vëlla.
Kit dhe Rose, kjo e fundit e njohur për rolin e saj si Ygritte në serial, sollën në fëmijën e tyre të parë – një djalë – në fillim të vitit 2021.
Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit dhe u martuan në vitin 2018 në Skoci.