Mix
Nga Dua Lipa tek Chiara Ferrgani: Çfarë i bashkon yjet në stilin e tyre
Jemi në “pikun” e sezonit të eventeve të modës apo festivaleve të ndryshme në botë.
Në javët e modës së organizuar nga stilistët më të famshëm kemi marrë këshillat e duhura se cilat do të jenë modelet dhe ngjyrat që do të jenë në trend në sezonin Pranverë-Verë 2023.
Gjatë shafqjeve, kemi parë ngjyrat e forta, shumë pranë natyrales, printime të ndryshme me lule.
Së fundi nëse i hedhim një sy llogarive të personazheve të famshëm në Instagram, shohim që i bashkon një ngjyrë, e zeza.
Blogerja italiane Chiara Ferragni i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj në festivalin e Sanremos.
Këngëtarja Miley Cyrus nga ana tjetër është shfaqur e veshur me një fustan të zi, shumë provokues.
Hailey Bieber, ka goditur në shenjë, teksa shihet e veshur me një bluzë të zezë transparente.
Edhe këngëtarja Dua Lipa është gjithnjë në qendër të vëmendjes për stilin e saj.Këngëtarja shfaqet e veshur e tëra me lëkurë.
Këto personazhe janë evidentuar gjatë kësaj jave për stilin etyre dhe ajo që vihet re është se yjet kanë një të përbashkët në stilin e tyre gjatë kësaj jave, ngjyrën e zezë.