Lidhu me ne

Mix

Foto/ Veshja e famshme e Jennifer Lopez në Grammy që shpiku Google Image Search

Foto/ Veshja e famshme e Jennifer Lopez në Grammy që shpiku Google Image Search

Sipas ish-CEO-s dhe kryetarit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, informacionet rreth këtij fustani ishin më të kërkuarat në Google në atë kohë

Fustanin që po ia shihni veshur Jennifer Lopez-it, me siguri ka për të hyrë në historinë e teknologjisë. Më shumë se dy dekada më parë, inxhinierët të frymëzuar nga ky fustan ndërtuan “Google Image Search”.

Ishte ndarja e çmimeve Grammy në vitin 2000, kur fustani i markës Versace, i dizajnuar me gjethe palme në ngjyrë smeraldi dhe blu u bë një nga veshjet më të interesante të historisë së modës.
Vetë këngëtarja ka thënë se, fustani ishte mjaft provokues, gjë që tërhoqi vëmendjen e njerëzve.

“Mendoj që fustani ishte mjaft provokues, për t’i bërë njerëzit që të kishin interes. Kur fustani u hap, të gjithë menduan se çfarë do të ndodhë më pas, por asgjë nuk ndodhi, pasi ai ishte kapur mirë”, tha Lopez për Vogue, 20 vite më pas.

Sipas ish-CEO-s dhe kryetarit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, informacionet rreth këtij fustani ishin më të kërkuarat në Google në atë kohë.

“Njerëzit donin më shumë sesa thjesht tekst”, shkroi ai për Project Syndicate në vitin 2015.

Përpara se të krijohej Google Image Search, në Google mund të gjeje vetëm linqe dhe tekste. Google Image Search u lançua në vitin 2001.

Edhe pse të gjitha meritat i njihen Jennifer Lopezit, fustanin e gjelbër fillimisht e kishte veshur stilistja Donatella Versace për Met Gala në vitin 1999. Ndërsa më pas, ai u vesh nga Ginger Spice Geri Halliëell në NRJ Music Awards në vitin 2000, vetëm një muaj para Lopez.

Por asnjë dalje nuk kishte shkaktuar një bujë të tillë si kur u mbajt veshur nga Jennifer Lopez në Grammy.

Për të shënuar 20-vjetorin e atij momenti, Versace përgatiti një version të ri të fustanit legjendar për të mbyllur shfaqjen Pranverë-Verë 2020 në Javën e Modës në Milano, duke kërkuar edhe një herë ndihmën e Jennifer Lopezit për të sfiluar me veshjen.

Kur publiku pa fustanin e ripunuar ata u ngritën në këmbë dhe duartrokitën.

“Ishte e mahnitshme fuqia e një momenti në kohë, fuqia e modës”, tha Lopez pas shfaqjes.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook