Lidhu me ne

Radar

I kapur në flagrancë, Rama nuk heq dorë nga asgjësimi i PD-së

Të gjithë të përdorurit nga Rama, diplomatë, politikanë apo bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme, vazhdojnë të punojnë për zbatimin e planit, vazhdojnë të shkelin ligjin për përfitimin personal të Edi Ramës, vazhdojnë të godasin opozitën për të dëmtuar pakthyeshmërisht vendin. Një ushtri mercënarësh që nuk pranon të dezertojë pa e parë gjeneralin të kapur rob fizikisht.

Nga Enton AbilekajI kapur në flagrancë, Rama nuk heq dorë nga asgjësimi iEnton Abilekaj

Pas daljes së skandalit, pasi u pa se si në xhepat e ish-drejtuesit të lartë të FBI, kalonin para të paligjshme për të hapur proces penal kundër Partisë Demokratike, pasi u kap duke cënuar sigurinë e aleatit më të fortë të NATO-s, pasi u survejua prej disa muajsh me vendim gjykate, pritej që 5 ditët e “gripit të stinës” ta bënin të paktën të tërhiqej nga plani për asgjësimin e opozitës. Pritej që edhe ndaj “non gratës” të ndryshonte sjellja, pritej që edhe ata diplomatë që e ndihmuan në planin e tij antidemokratik, të kërkonin falje, pritej që projekti të anulohej në panik, pas ndërhryjes së Drejtësisë amerikane.

Në fakt nuk po ndodh kështu. Të gjithë të përdorurit nga Rama, diplomatë, politikanë apo bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme, vazhdojnë të punojnë për zbatimin e planit, vazhdojnë të shkelin ligjin për përfitimin personal të Edi Ramës, vazhdojnë të godasin opozitën për të dëmtuar pakthyeshmërisht vendin. Një ushtri mercenarësh që nuk pranon të dezertojë pa e parë gjeneralin të kapur rob fizikisht.

Në këto kushte, e vetmja vetëmbrojtje e opozitës është protesta deri në rrëzimin e qeverisë. Kur mjetet institucionale ia kanë hequr, opozita nuk ka mundësi tjetër, përvecse ta zhvillojë betejën e mbijetesës në rrugë, derisa kërcënimi të largohet. Ose ata që e ndihmuan deri sot Edi Ramën duhet të kërkojnë falje dhe të mundohen të zhbëjnë atë që kanë ndihmuar të bëhet deri tani.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar1 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook