Lidhu me ne

Gatime

Një supë brokoli është ajo çfarë ju duhet, ja si ta përgatisni!

Një supë brokoli është ajo çfarë ju duhet

Supa është gjithmonë e shëndetshme, e nëse kombinojmë bokolin me patate e makarona, i shtohen akoma më shumë vlera dhe sigurisht që bëhet edhe më e shijshme. Një ushqim i lehtë që me siguri do t’i shkonte shumë përshtat një darke të diele në familjen tuaj, prandaj mësoni si ta përgatisni.

Përbërësit: 400gr brokoli, 150gr patate, 40 gram makarona spageti, 1 thelb hudhër, mente e freskët, borzilok, lëng mishi (ose një kub koncentratë perimesh), vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja

Fillimisht qërojmë hudhrën, e presim shumë imët dhe e vendosim në një enë të vogël me 3 lugë vaj ullliri në mënyrë që të lëshojë aromën e saj. Lajmë patatet, i qërojmë dhe i ndajmë në kubik të vegjël. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me brokolin duke i mënjanuar kocanin kryesor dhe duke veçuar degët e vogla. Vendosim në zjarr të moderuar një tigan të thellë me një lugë vaj ulliri dhe shtojmë brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i përzierë për 1-2 minuta. Shtojmë gjithashtu lëngun e mishit të nxehtë (ose lengun e koncetratës së perimeve)dhe i lemë të ziejnë të gjitha bashkë për rreth 20 minuta.

Heqim nga tigani disa copëza patate dhe brokoli të plota dhe pjesën tjetër e grijmë në mikser derisa të përftojmë një krem homogjen. E vendosim kremin sërish në zjarr, shtojmë patatet dhe brokolit të hequra menjanë, e rregullojmë supën me kripë e pipër dhe e lemë në zjarr akoma për disa çaste. Ndajmë makaronat spageti në copa të vogla dhe i ziejmë në ujë me kripë, i kullojmë dhe ia shtojmë supës. E lemë të marrin shijen e njëra-tjetrës për disa minuta duke i shtuar dhe ndonjë gjethe mente dhe borziloku, e spërkasim sipër me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e shërbejmë të nxehtë.

MË TEPËR

Sport5 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix6 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix7 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix7 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix7 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix7 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix7 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix8 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet8 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore8 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook