Lidhu me ne

Mix

Shenjat e para paralajmëruese të Alzheimerit


Demenca dhe humbja e kujtesës që prek jetën e përditshme nuk janë tipike për plakjen normale dhe meritojnë të vihen në vëmendje.

Simptoma më e hershme dhe më e dukshme e Alzheimerit është humbja e konsiderueshme e kujtesës që manifestohet, veçanërisht në fillim, me vështirësi në kujtimin e ngjarjeve të fundit.

Me kalimin e kohës mund të shfaqen shqetësime gjuhësore dhe vështirësi në emërtimin e objekteve, varfërimi i gjuhës deri në humbjen e shprehjes së saktë të mendimeve.

Një tjetër simptomë e zakonshme është çorientimi hapësinor dhe kohor. Po ashtu ndryshimet e personalitetit janë të zakonshme.

Disa vështirësi duhet të konsiderohen si një ndryshim tipik i lidhur me moshën, ndërsa sjelljet e tjera mund të përfaqësojnë kambana alarmi që nuk duhen nënvlerësuar.

Vështirësi në kujtesë

Lidhet me mangësitë në aftësinë për të mësuar informacione të reja ose për të kujtuar informacionin e mësuar më parë.

Dhe kur kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjes, ju harroni lehtë informacionin e mësuar rishtazi.

Ndonjëherë harron përvjetorë, ditëlindje apo takime.Familjarët tuaj ankohen se shpesh pyesni ose përsërisni të njëjtat gjëra.

Përdorni shënime ose strategji të tjera për të kujtuar shumë më shpesh. Ndonjëherë i vendosni gjërat në vende të pazakonta. Ndonjëherë nuk mund të gjeni portofolin, çelësat apo syzet.

Kurse kur është një ndryshim tipik i lidhur me moshën ju ndodh të harroni një takim, një ditëlindje apo emrin e dikujt, por pas një kohe ose me përqendrim ju kujtohet.

Çorientimi hapësirë-kohë

Lidhet me humbjen e aftësisë për të njohur vende ose shtigje të njohura dhe në nivel kohor, ka të bëjë me vështirësi për të perceptuar kalimin e kohës dhe për të treguar kohën dhe datën.

Kur mund të jetë simptomë e sëmundjes, ju ndodh të humbisni rrugës për në shtëpi. Harron se ku je ose nuk të kujtohet se si arrite atje.

Shpesh ndiheni konfuz për datën aktuale. Përpiqeni të mbani mend nëse një ngjarje ka ndodhur disa orë ose ditë më parë.

Ndërsa kur ndodh një ndryshim i lidhur me moshën, ndodh të ngatërrosh ditën, por korrigjohesh shpejt.

Luftoni për të gjetur rrugën tuaj nëpër shtigje ose vende që zakonisht nuk i frekuentoni.

Ndonjëherë i humbisni gjërat që përdorni më shpesh, por më pas i gjeni, duke rindërtuar veprimet e fundit të kryera mbrapsht.

Deficiti gjuhësor

Mund të manifestohet si vështirësi në shprehjen e një koncepti ose në kuptimin e tij.

Kur është një simptomë e sëmundjes, kur flet jo gjithmonë gjen fjalën e duhur. E ke të vështirë të ndjekësh një bisedë të gjatë.

Ndonjëherë e ndërpret veten dhe nuk e ke idenë se si të vazhdosh me fjalimin.

Kurse kur është një ndryshim tipik i lidhur me moshën, mund të të rastisi të përjetosh ndjesinë e të pasurit të një fjale “në majë të gjuhës”.

Deficite në planifikim ose zgjidhje të problemeve

Ka të bëjë me vështirësinë në kryerjen e një aktiviteti të caktuar, qoftë edhe të zakonshëm ose në gjetjen e strategjive të dobishme për zgjidhjen e vështirësive ose ngjarjeve të papritura.

Kur është simptomë e sëmundjes, keni vështirësi në planifikimin e ditëve. E keni të vështirë të ndiqni të gjitha hapat e një recete, edhe ato që keni përdorur shumë herë.

Keni vështirësi të përqendroheni në detyra të detajuara, veçanërisht nëse ato përfshijnë numra.Disa aktivitete që i keni bërë gjithmonë pa problem, tani ju duken komplekse

Nuk ju kujtohen disa rregulla të lojës tuaj të preferuar. Keni humbur iniciativën për t’u kujdesur për hobit.

Ndërsa kur është një ndryshim tipik i lidhur me moshën, vini re se keni kapërcyer një hap në ekzekutimin e një recete.

Keni bërë gabime të vogla të herëpashershme që i keni vënë re më vonë. Keni nevojë për ndihmë për të mësuar se si të përdorni një pajisje të re.

Kritika dhe çrregullimi i gjykimit

Kur janë simptomat e një sëmundjeje, ndodh të keni marrë vendime të papërshtatshme. Dhe jeni më pak të shqetësuar për pamjen tuaj.

Kur është ky një ndryshim tipik i moshës, ndodh të keni marrë herë pas here vendime të këqija, por pa efekte serioze për veten dhe familjen tuaj.

Apatia

Lidhet me motivimin e ulët për të kryer ndonjë veprim ose sjellje. Dhe shpesh prodhon tërheqje nga jeta shoqërore.

Kur janë simptoma të sëmundjes, nuk i përkushtohesh me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë projekteve të punës apo hobit të preferuar.

Të mungon motivimi për të filluar biseda dhe për t’u shoqëruar me miqtë. E gjen veten duke parë televizor ose duke fjetur më shumë se zakonisht.

Kur është një ndryshim tipik i lidhur me moshën, ndiheni të lodhur nga detyrat e punës, familjare dhe sociale, por kjo nuk do të thotë që i neglizhoni ose i braktisni përgjithmonë.

Ndryshimi i humorit

Kur mund të jetë një simptomë e sëmundjes, shesh ndiheni të hutuar, të trishtuar ose të shqetësuar.

Ndjenjat e pasigurisë dhe frikës rriten jashtë mjedisit tuaj të njohur. Anëtarët e familjes dhe ju vini re ndryshime në personalitetin tuaj.

Kur është një ndryshim tipik i lidhur me moshën, prireni t’i ndërtoni vetes një rutinë dhe acaroheni nëse ajo ndryshon në ndonjë mënyrë.

Vështirësitë vizuale

Kur mund të ketë simptoma të sëmundjes, e keni të vështirë të lexoni fjalë të shkruara, të dalloni shkronjat ose të perceptoni dallimet midis ngjyrave.

Nuk e keni të lehtë të gjykoni marrëdhëniet hapësinore midis objekteve dhe distancave.

Kurse kur është një ndryshim tipik i moshës, keni disa vështirësi në shikim që lidhen me plakjen, por me syzet e duhura ose një vizitë te mjeku okular, problemi largohet.

Marrë nga “Corriere della Sera”

MË TEPËR

Mix41 minuta më herët

Dikur e konsideruar e shëmtuar, këtë vit çanta e Kaia Gerber po bën një rikthim

Bazuar në çantat e dorës që Kaia Gerber është fotografuar rregullisht duke mbajtur gjatë viteve, ajo duket se i qëndron...

Mix45 minuta më herët

7 gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Ndërmjetësuesit e divorceve kanë dëgjuar çdo justifikim dhe gënjeshtër që përdorin prindërit për t’u ndjerë më mirë për ndarjen e...

Mix58 minuta më herët

Pentagoni ndalon libra, mes tyre njëri nga aktorja Julianne Moore

Ekziston edhe një histori për fëmijë e shkruar nga aktorja Julianne Moore në listën e hartuar nga Pentagoni i librave...

Mix1 orë më herët

Horoskopi ditor, për të gjitha shenjat e horoskopit

DashiSot do të ndihesh plot energji, por është e rëndësishme ta kanalizosh atë në mënyrë konstruktive. Në punë, fokusohu te...

Radar1 orë më herët

Donald Trump njofton shkarkimin e të gjithë prokurorëve të emëruar nga Biden

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën, më 18 shkurt, se kishte urdhëruar shkarkimin nga Departamenti i Drejtësisë të të gjithë prokurorëve...

Mix1 orë më herët

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? – Këshillat që duhet të ndiqni

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit...

Radar2 orë më herët

Kryeministri e ironizon me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me zogun “sqep këpucë”

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre duke...

Radar2 orë më herët

Edona Llalloshi, surpriza e madhe e Albin Kurtit në Kosovë, merr afro 30 mijë vota në zgjedhje

Albin Kurti dhe Edona Llalloshi Kutitë e votimit vijojnë të numërohen në Kosovë, teksa sipas KQZ deri më tani janë...

Radar2 orë më herët

Primaret në Partinë Demokratike, 19 të vjetrit dalin direkt deputetë

Nga Olta Blaceri Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për procesin e primareve, proces i...

Mix20 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Facebook