Mix
Nicole Scherzinger bëhet bionde, fansat e krahasojnë me Kim Kardashian

Nicole Scherzinger i ka tronditur fansat dhe ndjekësit e saj të mërkurën kur u shfaq me një pamje të re në një video në TikTok.
Këngëtarja dhe kantautorja 44-vjeçare zbuloi se ishte bërë bionde dhe ndjekësit e saj nuk ngurruan që ta krahasonin me Kim Kardashian, ose të paktën me një nga motrat e saj të famshme.
Në një postim tjetër në Instagram, Nicole falënderoi stilistin e flokëve Dimitris Giannetos për punën që kishte bërë me look-un e saj të ri, duke u hequr shpresat edhe atyre pak që mund të kishin menduar se bëhej fjalë për paruke.
Në komente, një fans shkruante: “Pse mu duk sikur ishte Kim K?”
“Duket si Kim që mbaj mend kur unë isha i ri. Mendova se ishte një nga motrat Kardashian,” shkroi një tjetër.





