Lidhu me ne

Radar

Administrata nën terrorin e aplikacionit akt1ivisti

Analiza/ Lutfi Dervishi: Kur policia përveç njeriut ekzekuton edhe të  vërtetën – Balkanweb.com – News24

Lutfi Dervishi 

  · Administrata nën terrorin e aplikacionit akt1ivisti

Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetësime serioze për të dhënat personale të shqiptarëve. “Nëse shkarkon aplikacionin akt1visti me dëshirë apo nën presion duhet të dish se ky aplikacion ka të drejtë të aktivizojë zërin në celukarin tënd në çdo kohë. Pra je i pergjuar.

Edhe nëse nuk flet aplikacioni ka akses te mesazhet e tua, te fotot e tua, te videot e tua, te vendndodhja jote te adresa e miqve që ke, pra ky akt1vist të merr jetën private!Akt1visit merr akses në facebookun tënd dhe di çdo pëlqim, koment apo shpërndarje qe ti bën gjithçka ti bën në facebook, instagram dhe twitter! Je monitoruar gjithë kohën”! Ky është shqetësimi i ekspertit G. Progni.

Pa u shuar ende jehona e dëmit që u bë me patronazhistët, administrata shtetërore ndodhet para presionit për të shkarkuar akt1ivistinpër të hapur llogari dhe për të dhënë të dhënat personale.Ligji shqiptar flet për përpunimin e ligjshëm të të dhënave. Ligji parashikon kontrolluesin si autoritet që mund të përpunojë të dhëna. Disa pyetje: është PS kontrollues? çfarë, kë dhe për çfarë kontrollon?

Edhe nëse shkarkimi i aplikacionit do t’u kërkohej vetëm anëtarëve dhe militantëve të partisë në pushtë, kjo është kriminale, perverse dhe e kundraligjshme. Aq më tepër që kjo t’u kërkohet punonjësve të administratës.

Nga patronazhisti te akt1visti

Eshtë normale që PS të kërkojë të dominojë dhe të fitojë betejën on- line me kundështarët e vet, por këtë betejë nuk mund ta bëjë në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe për më tepër nuk mund ta bëj me administratën e shtetit.

Në momentin që mendon se në trajtimin e të dhënave personale, e keqja e madhe ishte sistemi i patronazhistëve, tani del që patronazhistët janë lule krahasuar me presionin që po u bëhet njerëzve me aplikacionin “akt1visti”.

Nëse provon të hapësh llogari në aplikacion dhe jep të dhënat, adresën dhe telefonin të kerkon medoemos emailin dhe më e bukura është të detyrin të biesh dakord me kushtet e përdorimit.Po nëse provon një email tjeter apo jep një adresë të gabuar?

Nuk ke asnjë shans. Sepse, me sa duket të dhënat verifikohen me regjistrin kombëtar të të dhënave. Pra kanë akses te sistemet zyrtare të të dhënave!

Po nëse thjesht nuk merresh me “aktivistin”? Atëhere nis puna praktike e patronazhistit. Presion.Presionet bëhen me vendin e punës. Arrin absurdi deri aty sa u kërkohet celulari punonjësve për të parë nëse kanë shkarkuar aplikacionin.

Sa pa u trashur zullumi dhe pa shperthyer një tjetër skandal PS është ne kohë të tërhiqet! Nëse PS nuk tërhiqet nga ky veprim antiligjor të ndërhyjë duhet ndërhyjë prokuroria. Prokurorët kanë tani rastin të shpëlajnë fytyrën nga njolla që i vunë vetes duke hapur hetim ndaj gazetarëve që denoncuan rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve.

Në dritën e skandaleve të fundit, duket luks i tepruar apo shpërqëndrim vëmendje kërkesa për të ndaluar dhe hetuar këtë praktikë të rrezikshme antiligjore. është njëlloj si në debatin për rrjedhjen e parë të të dhënave: partia në pushtet qeshi dhe tha se kështu kanë bërë të gjithë, autoriteti përkatës u zvarrit dhe heshti, prokuroria shkoi edhe më tej duke hetuar gazetarët. Nëse të gjithë do të kishin bërë në kohë punën e tyre, nuk do të kishim, ndoshta, as rrjedhjet e tjera të të dhënave (pagat, targat etj) dhe ndoshta as ndërhyrjen e hakerave iraninë. Por atëherë nuk u veprua.

Pyetja sot është: kush jep garanci se si do të përdoren të dhënat personale që po u mblidhen punonjësve të administratës përmes një aplikacioni të një partie politike?

Nëse nuk ndërhyn me urgjencë Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse nuk merr kurajo prokuroria atëherë të ftojmë kinezët për të marrë pervojë në Shqipëri!

Ata ja kanë dalë të ndërtojnë Murin e Madh dixhital, por kanë shumë për të mësuar se si monitorohet dhe dhunohet jeta private e çdo qytetari!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook