Lidhu me ne

Mix

Një shkrim i rrallë i Faik Konicës për Ali pashë Tepelenën

Ali Pashe Tepelena

Nga Faik Konica – Shkruar më 1910

Ishim mësuar të shohim të shara kundr’ Ali pashës të Tepelenit në shkrimet të Frënqve e të Turqve. Numëri 4 i gazetës “Drita” qi del në Bullgari na dëfton se këtej e tutje, në të sharat e huaja, do të shtohen edhe këlbazat e zaptive të Toskërisë.

Të sharat e Frënqve e kanë të gjithë burimin në librat e Pouqueville-s, koshullës te përgjithshme të Francës në Janinë n’ato kohëra. Frënqte që dërgoj Bonaparti pas luftës së Misirit për të grabitur Shqipërinë, këta Frënq të mierë të mundur e të copëtuar prej Ali pashës në Prevezë; politika ingliz-mike e Ali pashës, qi kundërshtonte shumë qëllime të Frënqve dashuria e Pouqueville-s(qi kish kokën plot me historin’e bukur të Grecisë së vietër) për Grekët, e mëria e ashpër kundrë Shqipëtarëve; të zihurit e të përleshurit e tij për ditë me Ali pashën: këto e të tiera e ndaluan Pouqueville-n të refehej i paanëshm-impartial- si i përket një historiëtari të vërtetë.

Andaj, të sharat edhe kundrë Aliut dhe kombit shqipëtar në librat e tija; andej, dy a tri fialë të shpejta për ç’do punë të mirë e të nderëshme, e qindëra faqe për ç’do gabim, për ç’do, mieshtëri a për ç’do të ligë që bënte Ali pasha. Në meren pra vesh udobisht të sharat e Frënqve, ca më tepër të sharat e Turqve.

Si thonë gjithë Historiëtarët, dhe aty Pouqueville vetë, Ali pasha shkrepi shkëndijën e parë qi i dha ziar e prishie mbretërimit të Turkut n’ujëdhë të Ballkanit. E me arësye Tartarët, mundësit t’anë, e shajnë Ali pashën t’onë. Po Poturakët e Toskërisë ç’kanë që e shajnë, e si e shajnë? “Drita” na e mëson në numër 4 të saj: ” Ali pasha ynë (!), thotë, së pari tregoj trimëri dhe punëra të mëdha e të pëlqyera. Po më së fundi i nxori sytë fare; kishte zënë paudhësitë, poshtrësit’ e ndyrësit e Sulltaneve. Vërtet ata Shqipëtarë që ju bënë armiq e tradhëtorë Ali Pashësë, duke deftyer miqësi guvernësë anadollake dhe Mahmudit e duke kërkuar ndihmë nga ay i cili ka qënë nga më të poshtërit barbaë t’Asisë, kanë qënë, njerës të liq, edhe emër i tyre kurdoherë do të ziret ngojë për liksht e me sharie…

Po fajet dhe gabimet i bëri vetë. Pra Ali pasha dhe punërat e tij nukë kanë nonjë rëndësi e vjeftë ndaj Shqipëtarëvet; Shqipërisë, përveç dëmit, s’i erdhi nonjë e mirë e fitim nga Ali pasha dhe nga Shkodrani…. Kombi Shqipëtar, nderë më të math e ka nga Skënder Beu”. Mirë që artikullari shtoj këto fialë të fundit, se ato na rëfejnë masën e mëndies së tij.

Skënderbeu është aq i math e aq i lartë, ka aqë ndryshime aqë mënyrash në aqë gjëra, sa duhet me të vërtet të jetë zaptie njeriu që t’i vejë mëndia t’a përqasë e t’a vërë në pesh me Ali pashën e Tepelenit. Po le t’a shojmë këtë e letë vijmë te puna. “Drita” e gjen Ali pashën “të pa-udhë, të poshtër, e të ndyrë” se i solli dëm Shqiperisë. Po ç’dëm? Bashustunetë na e rëfejnë më poshtë: Se “paudhësit” e Ali pashës çliruan Greqinë!- Këtu shihet sheshit poshtrësia e zuzarëve qi i thonë vetes kombëtarë të diegur për liri: E duan lirimin për Shqipërinë, po jo për kombet e tiera. Si të vërtetë Turq që janë, u digjet shpirti q’u çlirua Greqia. Pakë kohë më parë, a nukë pamë shumë Shqipëtarë nga lagjia e tyre qi qaheshin se “u shpëtoj Gjiriti”, me gjithë që ky vënt i mierë, i mbytur në gjak, jo vetëm meritonte t’i urojim shpëtimin, por edhe t’a ndihjim, në na kish ardhur ndorie, që të çkulej nga thonjët e Turkut. Kur duan fqinjët të kapërxejnë kufirin e të dreqtave të tyre për dëm t’one, ahere t’u kundërshtohemi e t’i goditim, fort mirë; po kur duan edhe ata të fitojnë të dreqtat e tyre, ahere janë miqt e shokët t’anë, edhe ata si ne vuajnë, e veç një Turk shpirt-rop munt të mendohet ndryshe. Kryeqitia e lirimi i Greqisë ishin punë shumë të dreqta, e me të vërtet ata njerëz si poturakët t’anë qi s’i duan lirinë tietërit, nukë meritojnë për vete të tyre lirim po robëri të përjetëshme. Për të gjykuar mirë mjë njeri qi ka pasë piesë në Histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme,  po mas kohës ku ay vet u-rit, u-suall e roiti. Ali pash, për zakonet e për mënyrën e sundimit, ish njeri i asaj kohe: i ritur në shkollë politike të Turkut, as më i lik as më i mirë se vezirët e dere-bejt e ahershëm.

Po ku është sipër të tierve, ku është me të vërtet i çuditshëm Ali pasha: nga hollësia, nga forca e vullnetit, nga mëndia. Mëndia e Ali pashës!

E si t’a kuptojnë zaptiet e mierë, e pse të zëmërohemi që s’e kanë kuptuar? Për të mësuar morë jetën edhe punët e Ali pashës, duhen ligjeruar nj’a dhietë libra inglishte, nj’a pes’ a gjashtë greqishte e nj’a tre a katër frëngjishte, qi janë shkuruara përmi të; e ne e dimë mirëfillit se ata zotërinjt’ e “Drites” nukë dinë as një bga këto tri gjuhë, as kanë zënë një histori të luanit të Tepelenit me dorë, e as njohin tiatër gjë përmi Ali pashën, perveç prallat që rëfejnë zaptiet e Toskërisë kur shtrohen këmbë-ktyq e flasin duke fërkuar me dorë këmbët e tyre të zbathura. Ne qi, më mirë se shqipen, frëngjishten, inglishten e greqishten, e i kemi parë, të gjitha sa u-shkruan përmi Ali pashën, vetëm një gjë duam t’u pyesim poturakëve :” Nukë thomi se jini Shqipëtarë të liq, po për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.?”

Ali pasha, i pa mësuar, pa shokë, i rrethuar me armiq, arrijti, vetëm me forcë të vullnetit të tij, në një shkalë po thua mbretërore. Njerës si lord Byro-n, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolfi i Suedisë, e kishin për nder të piqeshin me të. Shqipëtarët u-ngjallnë, u-bashkuan, u-ndjenë një komp nënë sundimin e tij. E, duke bërë këtë bashkim, s’pushoj as një ditë të reshtojë një ushtëri shqipëtare me këshilla të ca zyrtarëve frënq që kishte. Shihet sheshit se mendimi i tij qe lirimi i Shqipërisë. ” Eshtë punë qi s’mohohet dot- thotë Aravantinoi, një armik i shqipëtarisë- se Ali pasha e kish vënë që me kohë në mënt të bërët e një mretërisë shqipëtare”. Provat e kësaj së thëne gjënden me qindëra në jetë t’Ali pashës; e mirni vesh se ngushtësia e vëndit nukë përmetom të zgjatemi. Miafton të përkthejmë një copë nga Kuitimet e Princit të Metternih-ut, Kanzlarit t’ahershëm të Perandorisë austriane: “…. Ali pasha më dërgoj më 3 mars 1822- thotë Prici i Metternih-ut – një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar shumë, më lutej t’i dërgoj një këshillëtar për të bërë një Constitution (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë…”.

Po ç’i mungoj Ali pashës? I mungoj dija, e i mungoj edhe një komp besnik e jo gati kurdoherë të kthejë mendim për të holla. Është turp, në një kohë ku kombi shqipëtar zuri të pendohet për paudhësit’ e shkuara, në një kohë ku armiqtë tanë na bërtasin për ditë në faqe t’Evropës se kurrë nukë jemi përpiekur për lirimin t’onë, është turp, thom të ndodhen njerëz të lindur Shqipëtarë qi përpiqen të pakësojnë fytyrat qi i dhanë çkëlqim Shqipërisë, në vënt që të përpiqen të rëfejnë se fajet e atyre fytyrave ishin fajet e asaj kohe po vlera ish vlera e tyre. Është vërtet se, kur mendohem se ç’farë Shqipëtarë jan’ ata qi duan të mbulojnë me këlbaza emërin e luanit qi i vuri spatën Turqërisë, shpejt ngushëllohemi…

MË TEPËR

Kryesore57 minuta më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix1 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet21 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix21 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix21 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske21 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore21 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Facebook