Mix
Mike Tyson mund të rikthehet në burg. Një tjetër grua e akuzon për përdhunim

Mike Tyson po përballet me një akuzë të re për përdhunim. Këtë herë një grua nga Nju Jork ka ngritur një padi civile kundër ish-kampionit të boksit.
Ajo e akuzon atë për përdhunim.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në fillim të viteve ’90, në një limuzinë.
Kjo nuk është hera e parë që Tyson përballet me akuza të tilla.
3 vite burg i ka kryer për përdhunimin e modeles Desiree Washington.
Edhe ngjarja me të, ka ndodhur vite më parë.