Lidhu me ne

Radar

DY TELEVIZIONE DHE NJË PARTI E RE GATI PËR ZGJEDHJET VENDORE

Valmora Gogo

Në Shqipëri jemi mësuar jo vetëm me parti por edhe me parti-projekte apo kandidatë-projekte. Mjafton të kujtojmë projekte afatshkurtra që kanë dashur të influencojnë zgjedhjet, ndër më të suksesshmit mes tyre padyshim Gjergj Bojaxhi, por edhe “Libra” e Ben Blushit, “Nisma Thurje” e Besjan Peshës dhe Endrit Shabanit si dhe Rudina Hajdari. Në këto ujëra ka qenë edhe “Organizata Politike”, shpesh një protagoniste në protesta të ndryshme.

Megjithatë, me sa duket kaq nuk mjafton.

Zgjedhjet vendore kërkojnë sa më shumë alternativa politike që të sistemojnë elektoratin gri, votuesit e pavendosur. Situata politike në Shqipëri në kuptim të risisë së emrave politikë duket se nuk po del dot nga stanjacioni me parti si ajo e Edi Ramës, partinë e Ilir Metës dhe kryesoren e opozitës; partinë e Sali Berishës.

Mirëpo Arlind Qori i Organizatës Politike ka menduar ta fuqizojë e formalizojë iniciativën e tij me partinë “Bashkë”.

Dy televizione të rinj

Nuk kaloi shumë kohë që pas konfliktit me pushtetin dhe shembjes së hotelit të tij në Durrës, Irfan Hysenbelliu të ndërmerrte nismën e tij në krijimin e televizionit “Panorama Televizion”.

“Panorama TV do të jetë zëri i qytetarëve, dritarja e pasqyrimit me korrektesë dhe profesionalizëm të të gjitha problematikave, debateve politike, informacioneve nga aktualiteti dhe sporti. Ne Panorama TV do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë bashkive, të cilat prej kohësh janë lënë në hije.”, prezanton nismën stafi i Hysenbelliut. Ky do të jetë një WebTV, ku audienca mund ta gjejë në Webin ekzistues të “Panoramës” si gazetë apo në “Youtube”.

Një tjetër nismë po i bashkohet peizazhit mediatiko-politik të Tiranës; “CNA HD”.

Televizioni informativ i njoftuar nga Elvi Fundo do të ketë si partnerë të vetëm “qytetarët, zërin dhe problemet e tyre, kundrejt çdo padrejtësie që vjen nga politika, drejtësia dhe në çdo fushë tjetër.”

Influenca mbi elektoratin e pavendosur

Sa i suksesshëm mund të jetë Arlind Qori nëse i futet kandidimit në Tiranë? A do jetë partia e Qorit parti-projekt për të mbledhur sa më shumë nga elektorati gri duke ngushtuar merakun e maxhorancës apo realisht po punon për qytetarët e zhgënjyer nga 10 vjet qeverisje të Edi Ramës?!

Çfarë të reje mund të sjellin dy televizionet, ai i Irfan Hysenbelliut, i cili e ka tashmë një të suksesshëm si “News24” apo televizioni i ri i njoftuar nga Elvi Fundo?! A janë këto shenja rebelizmi ndaj pushtetit të Ramës që parashikohen të qëndrojnë gjatë apo thjesht televizione-projekte?!

Përgjigjet do lexohen qartë. Që pas 14 majit.

MË TEPËR

Sport13 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix13 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix15 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix15 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix15 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix15 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix15 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix15 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet15 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore15 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook