Mix
Ben Affleck bashkon dy Jennifer-ët në një vend

Dy Jennifer-ët u bënë bashkë për hir të familjeve.
Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner e kaluan fundjavën bashkë.
Ura që i lidh është Ben Affleck, burri i J.Lo dhe ish-burri i Garner.
Bashkë me dy fëmijët e J.Lo dhe tre fëmijët e Ben Affleck ndoqën një shfaqje muzikore në Santa Monica, Kaliforni.

E gjithë familja ishte veshur me veshje casual për këtë festë.
Jennifer Lopez ka mbajtur edhe vetë një marrëdhënie miqësore me babain e fëmijëve të saj Mark Anthony.