Lidhu me ne

Mix

A po humb jetën nga kanceri Vladimir Putin?

A po humb jetën nga kanceri Vladimir Putin?

A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundje e rëndë? Për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo asgjë të përafërt. Megjithatë muajt e fundit kanë dalë disa raporte që tregojnë se është kështu.

Në fillim të këtij muaji britanikja “The Daily Mail”, citoi Kirilo Budanov, kreun e Shërbimit Sekret të Ushtrisë Ukrainase, të deklaronte se Putin tashmë është “i sëmurë me kancer dhe se do të vdesë shumë shpejt”, teksa do ta zëvendësojë një nga miqtë e tij më të besuar.

Budanov nuk dha asnjë provë konkrete për këtë çështje, dhe një pretendim i tillë që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit nga pala tjetër e luftës duhet të merret logjikisht me rezerva. Por fakt është që ai nuk është raporti i parë i kohëve të fundit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Putinit.

Në nëntorin e vitit të kaluar, gazeta tjetër britanike “The Sun” raportoi bazuar tek e-mailet e zbuluara nga një burim i shërbimit sekret rus, se 70-vjeçari Putin vuan nga kanceri i prostatës dhe sëmundja e Parkinsonit. “Unë mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por tashmë ajo po përparon”- tha burimi i brendshëm për gazetën.

“Ky fakt do të mohohet dhe do të tentohet të fshihte me çdo mënyrë. Vladimir Putin merr rregullisht sasi të mëdha steroidesh dhe injeksionesh novatore kundër dhimbjeve, për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreas me të cilin u diagnostikua kohët e fundit”- shtoi ai.

Për më tepër, sipas “The Sun”, ish-kreu i MI6 britanike, Sër Riçard Dearlav, ka deklaruar se udhëheqësi rus “përballet me shtrimin në një sanatorium, ndërsa do të largohet nga pushteti brenda këtij viti”. Përveç kësaj, presidenti rus është parë kohët e fundit me “gjurmë të dyshuara injeksionesh” për shkak të trajtimeve të ndryshme që merr çdo ditë.

“The Sun” citoi ndërkaq analistin politik Valeri Solovej të thoshte se Putin vuan nga një “çrregullim skizoafektiv”, përveç kancerit dhe sëmundjes së Parkinsonit. Por Kremlini ka mohuar çdo lloj pretendimi se Putin vuan nga ndonjë sëmundje.

Një artikull i mëvonshëm i “New York Post” përsëriti pretendimet duke iu referuar shenjave në duart e Putinit, duke vënë gjithashtu në dukje se presidenti rus e ka bërë zakon kohët e fundit të kapet me forcë pas tavolinave.

Po ashtu gazeta pretendoi se kur Kremlini ka publikuar video kohët e fundit, ato kanë qenë të modifikuara për të errësuar pamjen e dorës që dridhet, së bashku me spekulimet se presidenti rus i fsheh duart nga frika se mos helmohet.

Ndërkohë, në dhjetor gazeta ukrainase “Ukrainska Pravda” raportoi duke cituar burime nga shërbimi sekret danez, se presidenti rus “po përjeton dhimbje të forta kronike pas disa rrëzimeve dhe aksidenteve”. Megjithatë Shërbimi Informativ Ushtarak Danez nuk beson se Putini po vuan nga një sëmundje e pashërueshme, dhe parashikon që ai do të mbetet në pushtet deri në kohën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Po ashtu, ai raport vinte në dukje se spekulime të tilla mbi Putinin ka pasur edhe më parë, përfshirë pretendimin se ai vuante pasojat e rrëzimit nga kali gjatë fillimit të viteve 2000.

Po “Ukrainska Pravda” botoi vitin e kaluar një raport duke pretenduar se Putini “bën rregullisht banjë me ekstraktin e bririt të drerit”.

Por për shkak se artikulli u botua më 1 prill, mund të ketë qenë një shaka e Ditës së Gënjeshtrave. Budanov tha se shpreson që shëndeti i dobët i Putini të çojë në përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë. Por nëse është e vërtetë që Putin është vërtet duke vdekur, atëherë kjo gjendje mund ta bëjë atë të arrijë në përfundimin se nuk ka më asgjë për të humbur. Gazeta “Daily Star” citoi një burim të brendshëm në Kremlinit të thoshte se Putin vuan nga “dobësia fizike, marramendja dhe mungesa e oreksit”, gjë që e ka zhytur atë në një situatë të dëshpëruar ndërsa lufta në front vazhdon.

Lufta ekziston në kokën e një njeriu të sëmurë dhe me një gjendje psikologjike të rënduar, që po përpiqet të marrë sa më shumë njerëz me vete në një “parajsë” mitike. Natyrisht, nuk është aspak një dukuri e rrallë që kundërshtarët e një lideri botëror të pretendojnë se ai është në gjendje të keqe shëndetësore.

Thënë kështu, skenari më i mundshëm është se nuk do të ketë në asnjë moment në të ardhmen e parashikueshme ndonjë transparencë në lidhje me gjendjen shëndetësore reale të Vladimir Putinit 

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore1 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar1 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook