Mix
Pse vajzat e gratë po çmenden pas këngës “Flowers” e sidomos tekstit të Miley Cyrus?
Është një këngë që shfaqet kudo në postime, ndërsa në spotify në vetëm në një javë ka thyer çdo rekord. Publikuar në 13 janar, për një javë kënga “Flowers” është transmetuar rreth 96 milionë herë. Në Spotify mban vendin e parë, kurse në YouTube ka marrë deri tani 72 milionë klikime.
Po pse vajzat dhe gratë po çmenden pas këngës e sidomos tekstin?
Teksti që po ua propozojmë në artikull eshtë një mesazh për veten, për të gjithë ata që thyerjet dhe zhgënjimet duhet t’u mësojnë të ruajnë veten. Zakonisht këngët i kanë kënduar dashurisë, vuatjes për atë, pritjes për atë, ndërsa ky në fakt është teksti i vitit 2023 që thotë blija lulet vetes dhe në rërë shkruaj emrin tënd.
Teksti:
Ne ishim të mirë, ishim të artë
Një nga ajo lloj ëndrre që s`mund të shitet
Kishim të drejtë, derisa s`kishim…
Ndërtuan një shtëpi dhe e pamë të digjej
nuk doja të të lija
Nuk dua të gënjeja
Fillova të qaj, por më pas m’u kujtua…
Unë mund t’i blej vetes lule
Të shkruaj emrin tim në rënë
Të flas me veten për orë të tëra
T`i them gjëra që askush nuk i kupton
Mund të kërcej me veten
Dhe të shtrëngoj dorën time
Mund ta dua veten më shumë se ç`më doje ti