Lidhu me ne

Mix

Kim Kardashian ftohet për të mbajtur një ligjërim dy orësh me studentët e Harvard, komentuesit: Kjo është qesharake!

Kardashian ligjëroi para studentëve të biznesit për gati dy orë, mbi biznesin e saj i cili u vlerësua në 3.2 miliardë dollarë vetëm një vit më parë, por shumë komentues kritikuan Harvardin dhe thanë se ajo është e pa shkollë dhe madje nuk ka as talent

Kim Kardashian ishte e ftuar në Shkollën e Biznesit të Harvard të premten si një ligjëruese për të folur mbi suksesin e biznesit të saj shumë miliardë dollarësh të veshjeve të formës “SKIMS”. Por komentet e njerëzve në rrjetet sociale, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, nuk e mirëpritën praninë e saj, si lektore në një prej universiteteve elitare të botës.

Mediat shfaqën interes ndërsa ylli i spektaklit dhe bashkëthemeluesi i SKIMS, Jens Grede, mbërritën për të biseduar me studentët e Universitetit, në Boston, të regjistruar në kursin Moving Beyond Direct to Consumer, konfirmoi përfaqësuesi i saj për The Post.

NBC10 Boston raportoi se Kardashian iu dha rëndësia e duhur për fjalimin e saj gati dy-orësh, mbi biznesin e saj i cili u vlerësua në 3.2 miliardë dollarë vetëm një vit më parë.

Pavarësisht kësaj, komentuesit e Twitter-it sulmuan Kim – ashtu sikurse edhe Harvardin – duke thënë se kishin ftuar një biznesmen pa “arsim” dhe “pa talent” .

“Kjo është qesharake. Kim Kardashian nuk mund të flasë në Harvard”, shkroi një kritik për të, e cila u bë fillimisht e famshme me format e trupit që publikonte në rrjetet sociale dhe me pamjen e saj.  Ligjërimi i saj zgjati për rreth një orë e 45 minuta.

“Kim Kardashian ka lindur për pasuri,” tha një tjetër . “Përpjekja për të përdorur hiret e saj me qëllim për të nisur një karrierë aktrimi ose kënge; nuk u realizua. Kim K u bënë të pasur, sepse ajo dhe familja e saj janë të paturpshëm. Harvardi është po aq sa Kardashians tani.”

“Fjalët “Kardashian” dhe “Harvard” nuk duhet të shfaqen kurrë në të njëjtën fjali… kurrë,” tha një tjetër, ndërsa një komentues shtoi, “Unë nuk do të paguaja për shkollimin e Harvardit, për ta pasur atë vetëm si folëse. Mendoje më mirë, Harvard.”

“Ka folur në Harvard: ‘oh zot”, tha një tjetër që u tall me personazhin që u kthye në yllin e rrjeteve sociale. Shumë komentues kanë vënë në dyshim se çfarë lloj këshille ka dhënë Kardashian, pasi ajo vetë nga ana e saj nuk ka një diplomë kolegji.

“Për çfarë foli?” tha njëri me shaka.

“Dhe jep këshilla për çfarë? Si të arrini famën e saj?” tha një tjetër.

“Reklamo byt*ën dhe puno tetë orë”, shtoi një tjetër, duke iu referuar këshillave të saj famëkeqe, për gratë e tjera që duhet të punojnë shumë për një rrogë.

Kishte edhe të tjerë që e mirëpritën. “Mendoj se shumë njerëz nuk e respektojnë atë si dikë që bashkë-drejton një kompani shumë miliarda dollarëshe,” tha një studente.

“Thjesht të mësosh nga dikush që ka ndërtuar një biznes kaq të suksesshëm ishte vërtet emocionuese dhe mendoj se të kesh privatësinë, pa kamera në dhomë, të jesh në gjendje të bësh atë bisedë të sinqertë, ishte e veçantë,” shtoi një tjetër.

Ndërsa Kardashian nuk e vizitoi Fakultetin Juridik të Harvardit – pavarësisht se ajo studioi aty në mënyrë aktive për t’u bërë avokate – por nuk u diplomua.

Ajo pati shoqëruar gjithashtu edhe të fejuarin e saj të atëhershëm Kanye West kur ai foli në Harvard Graduate School of Design në 2013.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook