Lidhu me ne

Mix

Pse ju zë shpesh lemza?

Pse po ju zë (më shpesh) lemza?PHOTO CREDITS: TODAY ILLUSTRATION/ GETTY IMAGES

Një herë është normale, dy herë mund të duket qesharake, por nëse ndodh akoma më shpesh bëhet thjesht e bezdisshme. Të gjithëve mund të na zërë lemza herë pas here. Tinguj të çuditshëm që dalin nga goja pa paralajmërim janë deri në një pikë normale. Po nëse lemza bëhet e shpeshtë?

Fillimisht, le të kuptojmë, pse ndodh lemza?

Lemza mund të ndodhë për shumë arsye — disa prej tyre janë fizike dhe disa emocionale. Kjo për shkak se acarimi që shkakton lemzën ndodh në nervin që lidh trurin me diafragmën. Disa shkaqe të zakonshme përfshijnë:

– Të ngrënit shumë ose shumë shpejt

– Të ndjeri nervoz ose të emocionuar

– Konsumi i pijeve me gaz

– Konsumi i tepërt i alkoolit

– Stresi

– Ndryshim i papritur i temperaturës

– Gëlltitja e ajrit gjatë ngrënies së një karameleje ose përtypjes së çamçakëzit

Lemza është zakonisht e përkohshme, por në raste të rralla, ajo mund të qëndrojë për një kohë relativisht të gjatë. Zakonisht kjo ndodh për shkak të dëmtimit ose përkeqësimit të nervave të lidhur me diafragmën. Gjithçka, nga një qime që prek daullen e veshit deri tek dhimbja e fytit mund të ndikojë në këto nerva dhe në raste më serioze, një tumor ose kist në qafë.

Nëse keni lemzë për më shumë se 2 ditë, ose nëse lemza po ju pengon frymëmarrjen, gjumin dhe po ju shkakton shqetësime, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj.

Si ta bëni lemzën të ndalojë

Disa ekspertë mendojnë se mbajtja e frymës ose frymëmarrja në një qese letre mund ta ndalojë lezmën; të dyja teknikat bëjnë që dioksidi i karbonit të grumbullohet në mushkëri, gjë që mund të relaksojë diafragmën.

Nëse gjithçka tjetër dështon dhe lemza juaj vazhdon për disa ditë ose më shumë, konsultohuni me një mjek.

Burimi: WebMD

MË TEPËR

Radar57 minuta më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske1 ditë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Facebook