Kryesore
Enver Sheshi u vra sepse kishte vendosur të fliste për inceneratorët
Denoncimi i Berishës: Enver Sheshi u vra sepse kishte vendosur të fliste për inceneratorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi fakte nga vdekja e të arrestuarit për inceneratorët, Enver Sheshi.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se Sheshi kishte vendosur të fliste rreth aferës së inceneratorëve. Pas vendimit që Sheshi kishte marrrë, Berisha thotë se Rama ka gjetur mënyrën e tij për ta eliminuar.
Kryedemokrati shprehet se Sheshi është viktimë e aferës së djegësave.
“Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë përfundimisht se ky është shteti i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësave.
Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm”, deklaroi Berisha.