Mix
U zhduk për disa javë, Kanye West shfaqet në publik pas shqetësimit të fansave

Kanye West duket se ka gjetur një muzë të re. Reperi ka nxitur thashethemet për një lidhje të re me një bjonde misterioze me të cilën u fotografua duke darkuar në Beverly Hills.
Një burim për TMZ ka thënë se dyshja dukeshin të relaksuar në praninë e njëri-tjetrit ndërsa bisedonin gjatë vaktit. 45 vjeçari së fundmi është parë disa herë në një hotel, duke sinjalizuar se aktualisht jeton atje. Fituesi i Grammy-t ka qenë nën radarët e mediave që pas deklaratave antisemitike.
Javët e fundit ai nuk ishte shfaqur në publime duke i lënë të gjithë në pikëpyetje. Por duket se Ye është gati të rikthehet.