Mix
Përmendi gruan e Will Smith, fjalimi i Eddie Murphy në “Golden Globes 2023” bëhet viral

Një nga momentet më emocionuese në edicionin 80-të i ceremonisë të ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2023” ishte çmimi “Cecil B. DeMille”, si një nderim për karrierën e aktorit Eddie Murphy. Ylli ikonë i filmave si “The Nutty Professor” dhe “Dr. Dolittle” tërhoqi vëmendjen veçanërisht për fjalimin e tij në lidhje me shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock në “Oscars 2022”.

Sipas fjalëve të tij pas marrjes së çmimit, ai nuk hezitoi të ndajë me publikun atë që ai e përcaktoi si “planin e tij përfundimtar për të arritur sukses, prosperitet, jetëgjatësi dhe paqe shpirtërore”. Sipas Eddie Murphy, kjo përbëhet nga tre hapa të thjeshtë që ai thotë se i ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij.
“Paguani taksat, kujdesuni për punët tuaja dhe hiqni nga goja emrin e gruas së Will Smith!”

Një frazë që i bëri të gjithë të qeshnin dhe u bë shpejt virale në mediat sociale. Komentet e tij kur iu referuan ngjarjes së famshme gjatë ndarjes së çmimeve në “Oscars 2022” kur Will Smith u çua dhe goditi me shuplakë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte më emrin e gruas së tij, Jada Pinkett.