Lidhu me ne

Kritike

Punësohet në Harvard, refuzohet nga Universiteti i Tiranës!

Nga Taulant Muka

Punësohet në Harvard, refuzohet nga Universiteti i Tiranës!

Dje, pata një telefonate me një kërkues Shqiptare qe po bën studimet postdoktorature ne Universitetin e Harvard-it.

Kishte mbaruar doktoraturat jashtë vendit, me publikime ne revistat me prestigjioze ne fushën ku bënte kërkim.

Ishte kthyer ne Shqipëri pas doktoraturat dhe kishte aplikuar për pune si lektor/kërkues ne Universitetin e Tiranës.

Universiteti i Tiranës e kishte refuzuar, pa asnjë komunikim te qarte pse. I riu me pas kishte aplikuar për pozicione te tjera jashtë vendit dhe nder te tjera, u pranua ne Harvard, ku dhe ai punon aktualisht.

Ky nuk është i vetmi rast qe dëgjojmë nga vendi ynë për te rinj dhe te reja te suksesshëm ne shkence qe institucionet tone universitare i refuzojnë, ndërkohë qe vendi ynë ka shume nevoje për potenciale te reja dhe një vizion te ri ne arsimin e larte dhe shkence.

Ne rrugëtimin për kthimin ne Shqipëri si akademik te shume te rinjve dhe te rejave qe kane studiuar dhe punuar jashtë, ministria e arsimit te kërkon dhe konvertimin e diplomave dhe titujve akademik.

Shkon ne Harvard, Oxford dhe Stanford, universitet lider ne bote, dhe asnjë prej tyre nuk te kërkon konvertim dhe njehsim diplome/titulli akademik. Vendi ynë qe ka universitetet me renditjen me te ulet ne rajon dhe Europe, e kërkon! Çmenduri!

Nëse e duam vendin tone, dhe duam zhvillim, duhet te fillojmë te ndërtojmë politika qe lehtësojnë, dhe jo bllokojnë thithjen e trurit!

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix10 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore11 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix11 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar13 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore13 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal13 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix14 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar14 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook