Lidhu me ne

Kryesore

Berisha rikthehet aktiv, flet për objektivat e opozitës: Krahu tjetër është në kaos

Berisha rikthehet aktiv, flet për objektivat e opozitës: Krahu

Kryedemokrati Sali Berisha është rikthyer në selinë blu dhe media, pas një shkëputje disa ditore për arsye shëndetësore. Përmes një videojë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai tha se “ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit”.

Berisha u ndal edhe te kampi socialist, situatën e të cilit e vlerësoi kauotike. Më tej komentoi edhe vjedhjen e banesës së ish-drejtoreshës së koncesioneve, Alda Klosi.

“Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj.

Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë”, tha Berisha.

Ky i fundit bëri me dije se opozita do të fokusohet te përzgjedhja e emrave për këshillat bashkiakë.

“Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un”, shtoi ai.

@prof.dr.saliberisha

Një përshëndetje për të gjithë ju miq, në këtë fillim viti!

♬ original sound – Sali Berisha

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore22 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar23 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix23 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar23 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar23 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook