Lidhu me ne

Mix

I është rikthyer sërish? Edhe para 5 viteve, Luiz Ejlli ka folur për sëmundjen e rrallë

I është rikthyer sërish? Edhe para 5 viteve, Luiz Ejlli ka folurRTV ORA/ YOUTUBE

Dje, Luiz Ejlli i rrëfeu Kiara Titos se është i prekur nga një sëmundje e rrallë dhe pret të kurohet në Bergamo, pasi klinika atje është një prej të 11 në botë që trajton sëmundjen e tij.

“E kam në tërë trupin. Më ka dalë 3 muaj para se të vija. Shkova kot për check-up dhe më doli”, tha Luizi.

Sipas kërkimeve tona, Luizi ka rrëfyer për sëmundjen e rrallë edhe para 5 vitesh, në emisionin “Diagonezë”. Ai ka treguar për sëmundjen e tij dhe njësoj siç i tregoi Kiarës, ai sërish tha që e ka (ri)zbuluar rastësisht sëmundjen.

“Unë e kam shumë të freskët, në korrik të këtij viti shkova rastësisht të bëj një kontroll, nuk po ju them çfarë doli dhe u desh të bëhej një ndërhyrje. Shkova me një shok, duke qeshur dhe thënë ne çojmë makinat një herë në tre muaj në servis dhe veten nuk e çojmë një herë në dhjetë vjet. Ua këshilloj burrave dhe grave të shkojnë sa më shpesh të kontrollohen. Atëherë kur je mirë duhet të shkosh, kur të jesh në fund pastaj…”, u shpreh këngëtari.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se doktori nuk është për të të shpëtuar jetën, është për të parandaluar rrezikun. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua shpëtomë dhe ai thotë nuk mundem, nuk është faji i tij. Kam rënë 8 kg për 5 ditë prej stresit. Kur është puna për shëndetin të gjithë frikësohen. Unë e pësova për fajin tim, për diçka që mund të ishte eliminuar me një gotë ujë dhe disa ilaçe. Nëse e lë…”, përfundoi ai.

Ende nuk dihet saktësisht se nga çfarë vuan saktësisht Luizi, por sipas komenteve, njerëzit e mbështesin, por nuk e lënë mënjanë dhe skepticizmin për shkak të neglizhencës që Luizi tregon, duke konsumuar cigare, pije energjike, si dhe vetë qëndrimi në shtëpinë e “BBVA”, në vend që të ndjekë trajtimet e duhura i ka vendosur në dilemë njerëzit.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar21 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix23 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix23 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix23 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix23 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar23 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix24 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook