Lidhu me ne

Kryesore

Enver Sheshi vdiq vetë, apo u eleminua ?!

Ndërron jetë në urgjencën e QSUT-së i arrestuari

Vdekja e 59-vjeçarit të arrestuar për inceneratorët, dyshimet e Berishës: Ai kishte vendosur të dëshmonte, u organizua nga mafia

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime mbi vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi i cili ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT. Sheshi ndodhej në burgun 313 në momentin kur pësoi arrest kardiak pasi ishte arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit.

Por sipas Berishës ka disa mesazhe që tregojnë se vdekja e tij është organizuar nga mafia e inceneratorëve pasi ka dyshime se Sheshi kishte vendosur të dëshmonte në lidhje me këtë skemë.

Berisha shkruan se ai kishte vendosur të dëshmonte me hollësi për skemën e vjedhjes së parave. Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve të 59-vjeçarit dhe i bën thirrje avokatit të ndërmarrë hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Statusi i Berishës

Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.

Të dashur miq,

vdekjet e dyshimta, eliminimet mafioze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.

Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.

Personalisht shtoj:

Së pari shpreh ngushellime famijles për hunbjen e njeriut të tyre të dashur.

Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndermarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet çnjerzore në burgjet e Shqiperisë.

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix2 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix2 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix2 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix2 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix2 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook