Lidhu me ne

Mix

5 arsyet shëndetësore përse ju djeg vazhdimisht urina

djegur

Djegia e urinës është një gjendje aspak e panjour për të gjithë, për të mos thënë edhe një ndër më problematiket pasi pengon një nga proceset më të rëndësishme të organizmit: filtrimin e gjakut dhe toksinave. Shpeshherë presupozohet se ndodh si pasojë e mungesës së higjienës intime, marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose përdorimit të të brendshmeve për shumë kohë. Në artikullin e sotëm Living ju zbulon pesë arsyet përse ju djeg urina dhe që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me kujdesin personale:

1.Infeksion i traktit urinar: Sipas studimeve të ndryshme, një prej shkaqeve kryesore të djegies së urinës është i lidhur me infeksionet urinare. Këto infeksione prekin pothuaj 50% të popullsisë dhe janë shumë më të shpeshtë tek femrat. Kjo ndodh pasi mitra është e vendosur shumë më pranë anusit çka rrit mundësinë e shumimit të baktereve dhe kalimit të tyre nga uretra drejt fshikëzës së urinës.


2.Infeksion në veshka: Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi filtrojnë gjakun dhe eleminojnë nga organizmi të gjitha toksinat dhe lëngjet e panevojshme. Një infeksion i mundshëm i veshkave jo vetëm që pengon funksionin filtrues të tyre, por shoqërohet edhe me djegie urine.


3.Gurët në veshka: Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Prania e tyre në urinë ndikon në djegien e kësaj të fundit.


4.Infeksioni vaginal: Një ndër gjendjet shëndetësore më të shpeshta të femrave që shoqërohet me djegie gjatë urinimit janë infeksionet vaginale. Këto infeksione nuk janë gjë tjetër veçse një inflamacion i mukozës vaginale të cilat shoqërohen me sekrecione ngjyrë kafe dhe me erë.


5.Herpesi gjenital: Kur infeksioni ndodh, shenjat më të zakonshme të herpesit janë vezikulat (fluska, puçra) në zonën gjenitale dhe atë rektale, të cilat ju kruhen vazhdimisht dhe ju japin djegie gjatë kryerjes së nevojave personale. Këto vezikula shpërthejnë, lënë nga pas plagë të dhimbshme të cilat mund të kërkojnë deri edhe 4 javë që të shërohen

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix3 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix4 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix4 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar7 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar7 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook