Lidhu me ne

Radar

Sa kushton, dhe çfarë kuptimi ka, çanta Louis Vuitton e Edi Ramës

Sa kushton, dhe çfarë kuptimi ka, çanta Louis Vuitton e Edi

Alfred Lela

Edi Rama ka postuar në soc-rrjet si ‘lajm të mirë’, një frazë që skupcat e gazetarisë online ia mveshin kryeministrit pa kursim- duke e teleevangjelizuar-, një çantë Louis Vuitton me flamurin shqiptar. Lajmi është se kompania e famshme, dhe shumë e shtrenjtë, ka stampuar në produktet e e saj simbolin e shqiptarëve.

Ky entuziazëm patriotik është në vetvete nacionalizëm foshnjarak dhe i dëmshëm. Në rastin e kryministrit edhe i pastudiuar. Nuk mund të thuhet se do i kthehet në boomerang, sepse në Shqipëri, falë edhe relativizimit total te i cili ka dhënë një dorë të fortë edhe Rama, çdo gjë e padobishme apo dhe e dëmshme, është një gjë që kalon si spektakël e jo më si çështje.

Kryeministri, duke valëvitur flamurin e çantës LV, më së pari bën një reklamë elitiste dhe, së dyti, kryen kundravajtjen e një pandjeshmërie shoqërore. Një çantë e tillë kushton nga 7 deri në 15 mijë dollarë, dhe është e arritshme vetëm prej një numri shumë të vogël shqiptarësh. Veç kësaj, në një vend ku gjysma e popullsisë, sipas raporteve ndërkombëtare, është në kufijtë e varfërisë, një mall i tillë, edhe kur ka flamurin shqiptar (më i bukuri në botë, sigurisht, por edhe më i shkeluri-më së shumti pikërisht nga ata që thonë se është më i bukuri), është një shuplakë e pamundësisë në fytyrën e mjerimit.

Kryeministri duhet ta dijë se kapitalizmi shqiptar vuan nga disa stigma të cilat janë të vetëkrijuara dhe të merituara (ndonjë qëllon të jetë edhe rënie në qafë). Më kryesorja ndër to është se pasunarët e rinj shqiptarë janë parvenu* dhe i përkasin dy apo tri kategorive. Pasardhësve të elitës komuniste me askes te informacioni dhe te suprestruktura ekonomike në fillim të viteve ‘90, të guximshmëve të tranzicionit, dhe të fortëve të malavitës. Stigma tjetër, edhe më e madhe, është se klasa e re kapitaliste vuan një injorancë të thellë (jo ‘vuan nga…’ sepse në këtë rast do të thoshte se e njeh mungesën e vet).

Në një mënyrë, të pandërgjegjshme me siguri, kryeministri e merr çantën e LV dhe e përdor si totem të këtij kapitalizmi. Po pandërgjegjshëm ai ia mvesh këtë vel parvenuje vetes dhe elitës politike të majtë që përfaqëson. Çantat e Elisa Spiropalit, udhëtimet e Arben Ahmetajt, statusi i investitorëve strategjikë dhënë ministrave, jo pak herë e kanë trazuar rrjetin, dhe postimi i Ramës përbën në vetvete konfirmimin e modelit që thellon pabarazinë dhe thekson pandjeshmërinë. Promovimi i këtij modeli, pasi e ke krijuar, është një demonstrim i ashpër vetëkënaqësie. Një marketing gëbelsian.

Çanta që poston kryeministri bëhet kësisoj simbol i (pa)fajshëm i kulturës së përgjithshme, e cila ka zotëruar edhe kryeministrin, megjithë pretendimet se ai nuk vjen nga popkultura, por e shumta e krijon atë. Louis Vuitton-ët e Ramës janë si xhinset në kohën e diktaturës, që visheshin nga pinjollët e udhëheqjes komuniste të Bllokut dhe ëndërroheshin nga masat popullore. Paradoksalisht, të dy sistemet krijuan nënprodukte simuluese. Kështu, në komunizëm, punëtorët e fabrikave merrnin falas nga shteti uniforma të një xhinsi socialist, ndërkohë që masat në kapitalizëm mund ta shfryjnë dëshirimin për Louis Vuitton duke blerë variante kallpe, nga ato që i gjen edhe te tregu çam dhe në dyqanet e shumta të Tiranës plot me produkte kineze dhe turke.

Çka kryeministri nuk thotë, dhe ndoshta as e di, është se pas çantës flamurtare që poston, strehon kryet edhe një element që përshkruan qeverinë që ai drejton, dhe nuk i bën nder as atij dhe as Shqipërisë. Po të bësh një kërkim në internet për çantat ‘kombëtare’ të Louis Vuitton, sheh se përfaqësojnë vende me kredenciale negative, si në të drejtat e njeriut ashtu dhe nivelin ekonomik. Në ekspozitorin e vendeve që kompania e famshme ka zgjedhur për koleksionin e saj futen Arabia Saudite, Xhamajka, Uruguaji, Shqipëria, Makaau, Koreja e veriut apo Argjentina. Kryesisht vende ‘të nënshtruara’ para modelit bling bling që vjen nga Perëndimi, por është tejkaluar aty prej kohësh dhe ka mbetur si kujtim vetëm në videoklipet e këngëve hip hop. Për t’u transferuar në vende, elitat e të cilave nuk janë produkt i drejtpërdrejtë, as i etikës ueberiane (protestante) të punës, as i garës së hapur të tregut, dhe as i rrjedhojave ekonomike të këtyre paradigmave politiko-shoqërore.

Pra, vende që një komedian amerikan i quan the asshole of the world.

*Parvenu: dikush që kohët e fundit ose papritur është ngritur në një pozicion të pazakontë pasurie ose pushteti, dhe nuk ka fituar ende prestigjin, dinjitetin ose manierat që lidhen me të.

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix8 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix8 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar10 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix10 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix11 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore11 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore13 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar13 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook