Lidhu me ne

Radar

Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Betejës së Stalingradit

Battle of Stalingrad | History, Summary, Location, Deaths, & Facts |  Britannica

Nga Andrew Nagorski

Shumica e rusëve nuk kanë nevojë të binden se fitorja rraskapitëse e Ushtrisë së Kuqe në Stalingrad ishte ngjarja më e rëndësishme e Luftës së Dytë Botërore. Shumë historianë perëndimorë bien dakord se ajo ishte pika e kthesës në Frontin Lindor, dhe kjo do të thotë se nuk ka rrezik të mbivlerësohet rëndësia e saj.

“Beteja e Stalingradit është për mendimin tim akti më tronditës i qëndresës njerëzore, sakrificës dhe armëve në historinë e luftës”- shkruan historiani britanik Jan Mekgregor.

Por në librin e tij të ri, fryt i hulumtimeve të kujdesshme, “Fari i Stalingradit: E vërteta e fshehur në zemër të betejës më të madhe të Luftës së Dytë Botërore”,  Mekgregor thekson se “mitizimi i luftës për qytetin e Stalinit, mund të shtrembërojë ndonjëherë historinë e vërtetë, që në vetvete është pa mëdyshje heroike”.

Sidomos në një kohë kur Vladimir Putin po evokon kultin e Luftës së Madhe Patriotike, siç quhet në Rusi Lufta e Dytë Botërore, për të justifikuar pushtimin e tij katastrofik të Ukrainës, zoti Mekgregor argumenton se është jetike ndarja e fakteve nga trillimi propagandistik.

Lufta e egër për kontrollin e qytetit buzë Vollgës, i njohur sot si Vollgograd, zgjati nga fillimi i shtatorit 1942 deri më 2 shkurt 1943. Humbjet e trupave nga të dyja anët ishin në qindra mijëra. Statistikat zyrtare numërojnë 64.224 të vdekur civilë në luftime, dhe shumicën e ndërtesave të shndërruara në gërmadha.

“Por Stalingradi e prishi ciklin e fitoreve të vazhdueshme të Gjermanisë naziste, duke e bërë çështje kohe që Aleatët do t’i mposhtnin përfundimisht nazistët”- thekson historiani. Me sa duket, beteja për Moskën, e cila ishte edhe më e madhe sa i përket numrit të trupave të përfshira dhe shkallës së viktimave, e kishte thyer më herët atë cikël.

Por Mekgregor ka të drejtë kur shpjegon arsyen se përse çarja e rrethimit gjerman të Moskës – që nuk e arriti synimin e tij, edhe pse njësitë më të avancuara arritën deri në periferi të qytetit – ishte larg të qenit një fitore vendimtare për Stalinin.

Mekgregor përmend shumë nga gabimet e tij fillestare, duke filluar me refuzimin për të besuar se Hitleri ishte gati të thyente Paktin Nazisto-Sovjetik duke e pushtuar BRSS, gjë që i dha mundësi Wehrmacht-it të shënonte fitoret e hershme të cilat shkaktuan panik në kryeqytetin sovjetik.

Ndërkohë, Stalingradi ishte një triumf më mbresëlënës, duke e bërë atë “gurin e provës për çdo lider rus” shkruan historiani britanik. E megjithatë, ajo që ndodhi në të vërtetë nuk ishte asnjëherë e mjaftueshme për propagandistët sovjetikë.

Ata u ndien të detyruar që t’i përcillnin publiku një rrëfim të paturpshëm heroik, që anashkalonte tërësisht të vërtetat e papërshtatshme. Ky studim i vlefshëm i shërben shumë procesit të korrigjimit dhe vendosjes së ekuilibrit midis mitit dhe realitetit.

Mekgregor përshkruan në librin e tij përpjekjet e mëdha të sovjetikëve për të mposhtur Ushtrinë e Gjashtë të feldmarshallit Fridrih Paulus ndërsa ajo arriti në qytet. Luftimet shtëpi më shtëpi, fabrikë më fabrikë ishin të përditshme, dhe gjenerali Vasili Çuikov, komandanti i Ushtrisë së 62-të, adoptoi shpejt taktikën e “përqafimit të armikut”, duke i pozicionuar trupat e tij sa më afër gjermanëve, dhe duke i goditur nëpërmjet grupeve të vogla lëvizëse.

Për të ilustruar pikëpamjen e tij rreth përzierjes së fakteve dhe trillimeve, Mekgregor ndalet tek një nga episodet më legjendare të Betejës së Stalingradit: operacionin e Ushtrisë së Kuqe për të marrë kontrollin e një ndërtese strategjike të koduar me emrin “Fari”. Në versionin zyrtar, rreshteri Jakov Pavllov drejtoi një grup të vogël burrash, që përfaqësonin një përzierje simbolike të kombësive sovjetike. Ata hynë në godinë dhe vranë ushtarët gjermanë.

Më pas, “Shtëpia e Pavllovit”, siç u bë e njohur gjerësisht, u vlerësua nga gazeta e Ushtrisë së 62-të si “një simbol i luftës heroike të të gjithë mbrojtësve të Stalingradit”. Duke e investiguar këto ngjarje, Mekgregor zbuloi të dhëna të reja dhe intervistoi djalin e Pavlovitdhe nipin e Çuikov.

Ndërsa ai nuk dyshon se Pavllov ishte një luftëtar i fortë, ai zbuloi prova kontradiktore se kush e mori në të vërtetë komandën e farit – dhe nëse legjenda mbi atë betejë i përafrohet asaj që ndodhi në të vërtetë. Ai arriti në përfundimin se “lidhja e imagjinuar e historisë u konsiderua më e rëndësishme se sa e vërteta aktuale”.

Historiografia zyrtare sovjetike i anashkaloi taktikat e terrorit që Stalini përdori kundër trupave të tij për të zbatuar urdhrin e tij “Asnjë hap prapa!”. NKVD, paraardhësi i KGB-së, ngriti “detashmente bllokuese” prapa vijës së frontit për të ekzekutuar çdo ushtarë që përpiqej të tërhiqej. As Hitleri nuk i kurseu njerëzit e tij.

Pasi po shihej se forcat e tij ishin mposhtur, Paulus iu lut Hitlerit t’i jepte leje që të dorëzohej. Përgjigja e Fyhrerit ishte:“Ushtria duhet të mbajë pozicionin e saj deri në njeriun e fundit dhe deri në plumbin e fundit”. Ndërsa Mekgregor fokusohet në vendosjen e rekordit për Ushtrinë e Kuqe, ai hedh poshtë një mit popullor gjerman sipas të cilit Wehrmacht nuk kishte asnjë lidhje me Holokaustin.

Ai vëren se në kohën e Betejës së Stalingradit, më shumë se 2 milionë hebrenj në territoret e pushtuara kishin vdekur tashmë, teksa Ushtria e Gjashtë dhe njësi të tjera ushtarake ishin zbatues të ekzekutime në masë. Me gjithë ngjashmëritë midis tyre, Stalini dhe Hitlerirezultuan se ishin udhëheqës shumë të ndryshëm në kohën e luftës.

Përballë pengesave gjithnjë e më të mëdha, Hitleri fajësonte gjithmonë gjeneralët e tij, duke mos pranuar gjykimet e tij të gabuara. Kur e shkarkoi gjeneralin Franc Halder, shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ai deklaroi: “Tani për të zgjidhur problemet në frontin lindor ne kemi nevojë për zellin nacional–socialist, në vend të aftësisë profesionale”.

Edhe Stalini kërkonte të nxiste zellin ideologjik, por Mekregor ofron prova se ai kishte filluar të mësonte nga gabimet e tij. Ai pranoi disa nga rekomandimet e gjeneralëve të tij më të lartë, madje edhe oficerëve të rinj iu lejua “një farë iniciative në terren për të marrë vendimet e tyre”. Që të gjitha këto kontribuan në arritjen e fitoreve që e kthyen fatin e luftës. Dhe Stalingradi ishte shembulli më spektakolar.

/ “Wall Street Journal”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix15 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix15 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix15 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix15 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix15 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix15 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar15 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix17 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix17 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook