Lidhu me ne

Mix

9 modele flokësh që do “rrëmbejnë” zemrat e vajzave gjatë 2023-shit

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

Ashtu sikurse çdo fillim viti, 2023-shi do të nisë me modele të reja flokësh për të gjitha ato vajza që duan të bëjnë ndryshimin.

Ju mund të provini ngjyra, truke stilimi, aksesorë në përpjekje për të rijikruar një stil modern dhe tërheqës.

Vogue ka publikuar disa nga këshillat më të vyera të stilistëve më në zë në botë të flokëve të cilët kanë parashikuar trendet e këtij viti.

Më poshtë gjenden disa prej tyre:

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

1. Artistik dhe me shkëlqim

Stilimet artistike të flokëve janë rikthyer dhe stilistët e flokëve pohojnë se do të jetë një ndër modelet më të përdorura. 

Topuzët e baletit dhe flokët bisht që tërheqin fytyrën tuaj, kaçurrelat të cilat stilohen me xhel do të jenë kryefjala e modës.

Këto lloj stilimesh janë më të thjeshta për t’u arritur kur flokët tuaj janë të lagur dhe të kthyer pakëz nga fundi.

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

2. Stili Box Bob

Stili Bob është ende shumë në modë dhe parashikohet nga stilistët që të vijojë të mbetet një nga më të preferuarit edhe 2023-shin.

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

3.Flokët e gjatë
Flokët e gjatë, voluminoz dhe me shkëlqim do të mbeten një ndër stilët më të preferuara.

Flokët e shkurtra padyshim që janë më të rehatshme, por nuk na lënë vend për të eksperimentuar, ndaj dhe flokët e derdhura mbi shpinë mbeten përherë në krye të listës.  

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

4.Ndarjet anësore

Ndarja anësore e flokëve na bën të ndihëmi elegante dhe  sensuale vetëm me një ndryshim të vogël. Një nga stilët më të shikuara dhe të preferuara nga yjet botërorë që do të na shoqerojë edhe këtë vit.

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

5.Flokët e lagur
Flokët me shkëlqim, jashtëzakonisht të shndritshëm dhe me pamje të lagur janë një trend i vitit 2023 që pritet të jetë kudo. Ky stil flokësh është parë në pasarelat më në zë të shtëpive më të mëdha të modës.

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

6.Gërshetat skulpturë
Ne do të shohim më shumë stile të gërshetave të stiluara që duken si skulptura. Ato do të jenë një ndër zgjedhjet më të preferuara të yjeve botërorë për të shkëlqyer në tapetin e kuq.

9 modele flokësh që do "rrëmbejnë" zemrat e

7. Balluket e viteve shtatëdhjetë
Balluket duket se u kthyen në një trend vitin që lam pas. Por, stilistët botërorë thonë se ato do t’i shoqerojnë edhe këtë vit, për t’i bërë vajzat të ndihen më me vetbesim dhe të forta.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore16 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix17 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar17 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar2 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix2 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix2 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook