Lidhu me ne

Mix

5 sekretet e Tony Robbins për të arritur qëllimet

5 sekretet e Tony Robbins për të arritur qëllimet: Nisni në fillim të vitit

Në seminaret dhe konferencat e përvitshme që Tony Robbins zhvillon, gjithnjë pyetet nga publiku i tij, se cilët janë sekretet për vendosjen efektive të qëllimeve dhe për arritjen e tyre. “Ju duhet një vizion i gjerë dhe një plan i arritshëm çdo fillim viti” shprehet ai.

Por, është vënë re se që në javët e para të muajit shkurt, shumica e njerëzve heqin dorë nga qëllimet e vendosura për të arritur gjatë Vitit të Ri. Pse ndodh kjo? “Sepse ato nuk janë qëllimet tuaja të vërteta,” shprehet Robbins. “Ju nuk i menduat mirë ato. Ishte pragu i vitit të ri, çdokush fliste për to, dhe ju të ndikuar nga ajo çfarë ndodh përreth, menduat për disa gjëra që do të donit të bënit ose të ndryshonit. Por ato nuk kanë qenë qëllimet tuaja të vërteta, të cilat do t’i realizonit pavarësisht çdo gjëje”

Ndaj, për të vendosur dhe për të arritur qëllime në mënyrë sa më efektive, ndiqni strategjitë e Tony Robbins, pasi jeni ende në kohë:

1. Mos e harroni: Ndjekja e qëllimit ka po aq rëndësi sa qëllimi vetë

“Thelbi i çdo qëllimi që i vendosim vetes nuk është ta arrijmë atë qëllim, por është personi që ne bëhemi gjatë rrugës” thotë Robbins.

2. Vendosni qëllime me një shtrirje të caktuar zbatimi

Mundohuni të vendosni qëllime që mund të arrihen në mënyrë të arsyeshme brenda një viti; ose, në qoftë se qëllimi juaj kërkon më shumë kohë për t’u arritur, mundohuni ta ndani në etapa atë çfarë doni të arrini vitin e parë dhe në vazhdim.

3. Fokusohuni tek ajo çfarë doni, jo tek ajo çfarë nuk doni

Një gabim i madh që bëjnë njerëzit kur përcaktojnë qëllimet e tyre është se fokusohen tek ajo çfarë nuk duan dhe jo tek ajo çfarë duan vërtetë të arrijnë.

4. Mos u ndalni edhe pasi ta keni arritur qëllimin

Është e thjeshtë: Gjithmonë duhet të arrini qëllime. Mos u ndalni kurrë.

Tony Robbins citon: “Kur jeni duke arritur në fundin e përmbushjes së një qëllimi, duhet të filloni të përballeni me qëllimet që vijnë pas, sepse përndryshe do të keni rënie energjie”

5. Mos u shqetësoni edhe nëse nuk i arrini qëllimet

Robbins mbështet fuqishëm mendimin se nuk ka rëndësi edhe nëse qëllimi nuk arrihet; e rëndësishme është rritja e individit gjatë procesit. “Progresi dhe rritja janë ato që na bëjnë të ndihemi gjallë”, shprehet Robbins. “Ose rritemi, ose vdesim. Kështu është jeta.”

Vetëm mbani mend: Rritja ka forma të ndryshme te persona të ndryshëm. Mundohuni të dalloni se cila formë rritje është më e vlefshmja për ju dhe shkoni drejt saj.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook