Lidhu me ne

Radar

Albania 1 dhe Albania 2 lëshohen në hapësirë, Berisha: Kanë kosto rreth 10 milionë euro, pas tyre fshihen dy qëllime

Albania 1 dhe Albania 2 lëshohen në hapësirë, Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama publikoi një video ku tregon momentin kur dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se kostoja e tyre shkon në rreth 10 milionë euro apo 3,2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.

Po ashtu, sipas tij, pas kësaj kontrate me zero transparencë fshihen dy qëllime nga kryeministri Rama.

Reagimi i Berishës:

Lëshohen në hapësirë satelitët Vjedhja 1, Vjedhja 2.

Vidh e vidh, nuk ngopet kurrë!

Të dashur miq, Edi Rama ka firmosur një kontratë me zero transparencë pa asnjë lloj gare apo kokurence për të lëshuar dy satelitë në Orbitë, ndekoë që Shipëria nuk diponon asnjë qender apo ekip serioz studimesh ndërhapsinore.

Askush nuk e di koston e kësaj kontrate, por thuhet se shkon rreth 10 milionë euro apo 3,2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.

Qëllimi i vërtetë i këtyre satelitëve është: 1.-Të vjedh edhe në hapësirë të paktën gjysmën e shumës së prokurimit të tyre se atje lart nuk të sheh njeri. Ndaj të dy satelitet me të drejtë

po thirren Vjedhja 1 dhe Vjedhja 2

2-Të loboj me kompaninë lëshuese të satelitëve kundër opozitës e për pushtetin e tiij dhe në këtë rast emërtimi i satelitëve mbetet përsëri Vjedhja 1 dhe Vjedhja 2.

Paria Demokratike dënon me ashpersinë më të madhe këtë vjedhje satelitore kozmike të qytetarëve shqiptar dhe zotohet për vendosjen e hajnave para ligjit

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore23 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook