Lidhu me ne

Mix

Gjysma e britanikëve dëshiron që Harry-t t’i hiqet titulli i Dukës pas publikimit të serialit në Netflix me Meghan Markle

Gjysma e britanikëve dëshiron që Harry-t t’i hiqet titulli i Dukës pas publikimit të serialit në Netflix me Meghan Markle – Daily Mail

Pothuajse gjysma e publikut britanik beson se Dukës së Sussex-it duhet t’i hiqet titulli mbretëror pas publikimit të dokumentarit të tij në Netflix me Meghan Markle, sugjeron një sondazh.

Dyzet e katër për qind e pjesëmarrësve thanë se Princit Harry duhet t’i hiqej titulli, ndërsa 32 për qind menduan se jo.

Seriali shpërthyes me gjashtë pjesë në Netflix, ‘Harry dhe Meghan’, rriti mbështetjen për Princin dhe Princeshën e Uellsit, në vend të Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Në sondazhin e YouGov, të kryer për The Times, 44 për qind thanë se kishin rritur simpatinë për William dhe Kate, krahasuar me vetëm 17 për qind për Harry dhe Meghan.

Ndërkohë, 23 për qind thanë se seriali i fundit i bëri të mendonin më keq për Harry-n dhe Meghan-in, ndërsa shtatë për qind thanë se i bëri të mendonin më mirë për çiftin nga Kalifornia.

Autori i ‘Kensington Palace: Një kujtim intim nga Mbretëresha Mary te Meghan Markle’, Tom Quinn, tha: “Jam i befasuar për faktin që dokumentari nuk u bëri më shumë dëm Sussex-ëve. Më dukej e dhimbshme ta shikoja, të bën të kuptosh se ata janë shpirtra të humbur. Nuk jam aspak i befasuar që njerëzit kanë më shumë simpati për Princin dhe Princeshën e Uellsit, sepse ata po bëjnë gjënë klasike. Ata nuk po ankohen për Harry-n.”

Gjashtëdhjetë e pesë për qind e të anketuarve thanë se Harry dhe Meghan zgjodhën të hiqnin dorë nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Ndërkohë, vetëm 11 për qind thanë se çifti ishte detyruar të largohej.

Dyzet e nëntë për qind besonin se familja mbretërore nuk është një institucion racist, ndërsa 26 për qind e besojnë.

Në intervistën e Harry e Meghan me Oprah Winfrey në vitin 2021, çifti tha se dikush në familjen mbretërore kishte bërë një vërejtje për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre të parëlindur, Archie.

Pavarësisht akuzave, 51 për qind e publikut britanik ende mendojnë se dyshja duhet të ftohen në kurorëzimin e Mbretit vitin e ardhshëm, ndërsa 31 për qind thanë se nuk duhet.

MailOnline ka kontaktuar një përfaqësues të Sussex-ëve për koment.

MË TEPËR

Mix42 minuta më herët

Dikur e konsideruar e shëmtuar, këtë vit çanta e Kaia Gerber po bën një rikthim

Bazuar në çantat e dorës që Kaia Gerber është fotografuar rregullisht duke mbajtur gjatë viteve, ajo duket se i qëndron...

Mix46 minuta më herët

7 gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Ndërmjetësuesit e divorceve kanë dëgjuar çdo justifikim dhe gënjeshtër që përdorin prindërit për t’u ndjerë më mirë për ndarjen e...

Mix60 minuta më herët

Pentagoni ndalon libra, mes tyre njëri nga aktorja Julianne Moore

Ekziston edhe një histori për fëmijë e shkruar nga aktorja Julianne Moore në listën e hartuar nga Pentagoni i librave...

Mix1 orë më herët

Horoskopi ditor, për të gjitha shenjat e horoskopit

DashiSot do të ndihesh plot energji, por është e rëndësishme ta kanalizosh atë në mënyrë konstruktive. Në punë, fokusohu te...

Radar1 orë më herët

Donald Trump njofton shkarkimin e të gjithë prokurorëve të emëruar nga Biden

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën, më 18 shkurt, se kishte urdhëruar shkarkimin nga Departamenti i Drejtësisë të të gjithë prokurorëve...

Mix1 orë më herët

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? – Këshillat që duhet të ndiqni

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit...

Radar2 orë më herët

Kryeministri e ironizon me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me zogun “sqep këpucë”

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre duke...

Radar2 orë më herët

Edona Llalloshi, surpriza e madhe e Albin Kurtit në Kosovë, merr afro 30 mijë vota në zgjedhje

Albin Kurti dhe Edona Llalloshi Kutitë e votimit vijojnë të numërohen në Kosovë, teksa sipas KQZ deri më tani janë...

Radar2 orë më herët

Primaret në Partinë Demokratike, 19 të vjetrit dalin direkt deputetë

Nga Olta Blaceri Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për procesin e primareve, proces i...

Mix20 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Facebook