Lidhu me ne

Mix

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen me njerëzimin sipas shkencëtarit të njohur Michio Kaku

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen me

Michio Kaku është një nga komunikuesit më të mëdhenj të shkencës. Me libra shkencorë popullorë që nga vitet 1980 dhe shfaqje të panumërta televizive, ai është gjithashtu akademik i respektuar, pasi ka botuar punime dhe tekste shkollore mbi tema të fizikës si teoria e fijeve. Këto janë tri parashikimet e akademikut për të ardhmen:

Dr.Kaku është optimist se njerëzimi është gati që të kalojë në një “epokë të artë të eksplorimit të hapësirës”. Ai është praktik edhe për problemet me të cilat do të përballeshim nëse do të përpiqeshim të zhvendosnim një milion njerëz në Mars. Për shembull, ai vë në dukje se pak njerëz duket se shpjegojnë ndonjëherë se si të sigurojnë strehim për një milion njerëz në Mars, ose se si do të përpiqeshin të merrnin mjetet e nevojshme për t’i ndërtuar godinat atje. Ai sugjeron se përgjigjja mund të jetë mbështetja në robotët “vetëpërsëritës”, por kjo kërkon shpikjen e tyre së pari.

Duke pasur parasysh përparimin e shkencës në prodhimin e çipave kompjuterikë më të lirë, më të vegjël dhe më të shpejtë, Dr.Kaku sugjeron se ka të ngjarë të jetë vetëm një çështje kohe përpara se të kemi akses në kompjuterë të lirë kudo gjatë gjithë kohës duke përfshirë këtu edhe tek ata të integruar tek njerëzit. Ai ofron një imazh të një bote të re të guximshme të teknologjisë së lartë. Dhe kush janë njerëzit e parë që blenë lentet e kontaktit në internet? Studentët në kolegje që marrin provimet përfundimtare.

Ata do të mbyllin sytë dhe do të shohin të gjitha përgjigjet e provimit në lentet e tyre të kontaktit. Nëse jeni në një event dhe aty janë të pranishëm njerëz shumë të rëndësishëm që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj, por nuk e dini se cilët janë ata, në të ardhmen, do të dini saktësisht se me kë po ndani të njëjtin ambient. Kandidati që keni përballë mund të thotë se është beqar, i pasur dhe i suksesshëm. Por lentet tuaja të kontaktit thonë se ai paguan mbështetje financiare për fëmijët dhe se është tre herë i divorcuar.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen me

Dr.Kaku argumenton se ne jemi shumë pranë mposhtjes së kancerit njëherë e përgjithmonë dhe të përfshihemi në një epokë të re të zbulimeve shkencore.

Ne do të kemi një plumb magjik kundër kancerit duke përdorur nanomjekësinë. Kjo do të thotë, molekula individuale në qeliza që mund të targetojnë qelizat individuale të kancerit, duke përdorur nanoteknologjinë. Dhe gjëja tjetër e madhe është kur tualeti juaj bëhet inteligjent. Në të ardhmen, tualeti juaj do të jetë linja e parë e mbrojtjes kundër kancerit, sepse lëngjet tuaja trupore, gjaku dhe lëngjet e tjera trupore, përmbajnë gjurmë të ndoshta disa qindra qelizave kancerogjene në trupin tuaj, ndoshta vite përpara se të formohet një tumor. Kanceri do të bëhet si ftohja e zakonshme, domethënë, ne jetojmë me të ftohtin e zakonshëm, në të vërtetë nuk vret askënd, përveçse ndoshta nëse keni pneumoni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore48 minuta më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix54 minuta më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Facebook