Kryesore
Analiza/ Berisha më i pëlqyeri në rrjet, ministrat e Ramës dhe Basha me më shumë ndjekës ‘fake’
Reagimet në rrjete sociale, e sidomos në Facebook që është kthyer një platformë komunikimi dhe me më shumë interaktivitet për politikanët, shpesh bëhen pjesë e aludimeve për vërtetësinë e personave të cilët komentojnë ose reagojnë në postimet apo ‘live-‘t e politikanëve.
Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, ka treguar ata politikanë të cilët spikatin për reagime të profileve ‘fake’.
Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Xheladini vlerëson kreu e Partisë Demokratike si më të pëlqyerin dhe më të ndjekurin në rrjete sociale.
Xheladini tregoi se politikanët me më shumë reagime të rreme janë ministrant e Ramës. Lista kryesohet nga kreu i qeverisë Edi Rama, për t’u pasuar me ministren e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, si edhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Pjesë e politikanëve të cilët marrin klikime, komente, reagime ‘fake’ është edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.
“E kemi nxjerre në listë ne personin që më shumë ndjekës fake. Ne masim këta që kanë reagime fake jo ndjekës, këtë informacion e marrim nga Facebook dhe Instagrami direkt, të cilët na japin informacion për angazhim të jashtëzakonshëm të llogarive të reja që përdoren për përmirësimin digjital të një politikani. Unë mendoj që kjo është pjesa që duhet ta diskutonim dhe që politikanët të jenë sa më shumë të vërtetë. Tek lista që unë kam nisur, më shumë reagime fake kanë disa ministra në qeverinë Rama. Është Bora Muzhaqi dhe Niko Peleshi, ata të cilët i kanë më shumë reagime fake. Është dhe zoti Basha dhe zonja Nikolla, Krifca, Bilali, pra janë një grup politikanësh të cilët kanë reagime fake gjatë periudhës së dhjetorit kur është bërë studimi”, tha Xheladini.