Lidhu me ne

Mix

10 fakte mahnitëse që ndoshta nuk i keni ditur mbi pemët

What Is the Difference Between a Tree and a Shrub?

Dhjetë faktet mahnitëse që ndoshta nuk i keni ditur mbi pemët

Ato na qetësojnë psikologjikisht, na ushqejnë, pastrojnë ajrin që thithim, dhe janë aleatët tanë më të mirë kundër krizës së klimës. Por pemët bëjnë shumë me tepër se sa kaq. Ja cilat janë10 faktet shkencore ndoshta më pak të njohura rreth tyre.

1. Në Tokë ekzistojnë më shumë se 60.000 lloje të njohura

Për të qenë të saktë, sipas një përllogaritje të “GlobalTreeSearch” në vitin 2017, janë 60.065 lloje pemësh që njihen deri tani, ndërsa vlerësohet se janë ende rreth 9.200 për t’u zbuluar. 58 për qind e këtyre llojeve pemësh rriten ekskluzivisht brenda kufijve të një vendi të vetëm. Brazili, Kolumbia dhe Indonezia kanë numrin më të madh të specieve endemike në pyjet e tyre.

2. Sot ka 46 për qind pemë më pak sesa 12.000 vite më parë

Planeti ynë ka rreth 3 trilionë pemë, një numër vërtet i madh por jo aq mbresëlënës sa ndikimi i njeriut mbi të. Afro 15 miliardë pemë nga pyjet e ekuatorit priten çdo vit nga njeriu. Sot numri i pemëve është më pak se gjysma e atyre që ishin 12.000 vjet më parë kur lindi bujqësia.

3. Toka ka qenë pa pemë për 90 për qind të historisë së saj

Planeti ynë është 4.5 miliardë vjet i vjetër. Por nisi të gjelbërohej vetëm 470 milionë vjet më parë, fillimisht falë myshqeve dhe likeneve. Bimët vaskulare, pra ato të pajisura me një sistem enësh për të transportuar ujë dhe lëndë ushqyese, u shfaqën 420 milionë vjet më parë, dhe për dhjetëra miliona vjet ato u rritën jo më shumë sesa1 metër lartësi.

4. Pylli më i vjetër fosil ndodhet në Nju Jork

Pylli i parë i shfaqur në botë, mendohet se jetë zhvilluar në periudhën Devoniane, 385 milionë vjet më parë. Fosilet e një sistemi rrënjor të ndërlikuar janë gjetur në shtetin e Nju Jorkut, vetëm 40 km nga pylli tjetër fosil i Gilboas. Ajo hapësirë përmban prej të paktën 3 llojesh të ndryshme pemësh.

5. Pemët më të vjetra u ngjanin palmave gjigante

Uatieza, një bimë e zhdukur, ishte e zakonshme në pyjet e epokës Devoniane të zbuluara në Amerikën e Veriut. Ai ishte 8-10 metra i gjatë, dhe kishte gjethe të ngjashme me fierin dhe të ngjitura drejtpërdrejt në trung. Ashtu si fieret, riprodhohej jo me fara, por nëpërmjet sporeve.

Kjo pemë ndryshoi tërësisht jo vetëm peizazhet, por edhe ekosistemet tokësore, duke thithur CO2, dhe duke favorizuar përhapjen e llojeve të ndryshme të kafshëve në këmbët e saj. Në fakt, për shkak të vetë konformimit, prodhoi mbeturina të shumta që grumbulloheshin në tokë, duke nxitur përhapjen e artropodëve.

6. Shumica e rrënjëve të pemëve gjenden në 45 centrimetrat e sipërme të tokës

Në fakt, në këtë pjesë të nëntokës përqendrohen kushtet ideale për rritje. Kjo mungesë thellësie – shpesh përballë lartësive të konsiderueshme të trungut – kompensohet nga kërkimi i hapësirës horizontale:rrënjët e një lisi të pjekur, mund të shtrihen deri qindra kilometra në gjerësi.

Por nga ky rregull ka shumë përjashtime. Disa bimë tipike për tokat kënetore, të varfëra me oksigjen, si për shembull selvia moçalore (Taxodium distichum) kanë rrënjë respiratore të quajtura pneumatofore, të cilat ngrihen vertikalisht nga toka me baltë, dhe e futin ajrin përmes vrimave të vogla si gryka.

7. Tërheqin armiqtë e armiqve të tyre

Kur rrethohen nga parazitët, disa lloje pemësh lëshojnë në ajër substanca të paqëndrueshme, që joshin grabitqarët e parazitëve të tyre të padëshiruar. Prandaj ato janë në gjendje të dërgojnë sinjale që përcjellin informacion edhe jashtë mbretërisë bimore. Në përgjithësi këto mesazhe u drejtohen insekteve të tjera, por jo gjithmonë. Pemët e mollëve të infektuara nga vemjet duket se tërheqin edhe zogjtë që hanë vemjet.

8. Luftojnë kundër vapës së madhe

Pemët i ulin temperaturat, dhe jo vetëm drejtpërdrejt duke siguruar hijen, apo indirekt duke thithur emetimet tona të CO2. Ato e bëjnë këtë edhe përmes një fenomeni më pak të njohur, evapotranspirimit. E kapin rrezatimin diellor që normalisht humbet nga asfalti i qytetit përpara se të arrijë në tokë, e thithin atë dhe e përdorin për të avulluar ujin nga gjethet.

Pra në praktikë për të luftuar nxehtësinë, pemët “djersitin” si ne njerëzit. Ky efekt është gjithashtu i dobishëm për njerëzit, pasi e zvogëlon sasinë e energjisë së mbetur për të ngrohur ajrin. Vlerësohet se nëse një qytet mbulohet nga pemët mbi në 40 sipërfaqes së tij, mund të ulë me 5 gradë Celcius temperaturat gjatë verës.

9. Veprojnë si filtra kundër ndotjes

Ne e dimë se pemët thithin dyoksidin karbonit, CO2, por roli i tyre si një sfungjer kundër ndotjes nuk ndalet këtu. Gjethet e pemëve pastrojnë ajrin duke kapur dhe gazra të tjerë të dëmshëm që barten nga era, si oksidet e azotit dhe dioksidi i squfurit.

Ky kapacitet ndryshon shumë nga një specie në tjetrën, por edhe në bazë të pozicionit të pemëve në qytet dhe dendësisë së gjetheve. Megjithatë, grimcat nuk qëndrojnë në gjethe për një kohë të gjatë, por shpërndahen më pas në mjedis nga agjentët atmosferikë.

10. Rritin vlerën e pasurive të paluajtshme dhe reduktojnë kriminalitetin

Afërsia me pemët shoqërohet me një sërë efektesh psikologjike dhe fiziologjike të këndshme si ulja e presionit të gjakut, rritja e tolerancës ndaj dhimbjes dhe nivelet e reduktuara të stresit. Është kjo arsyeja pse prania e tyre rreth një shtëpie e rrit me 10-20 për qind vlerën e perceptuar të pronës (sipas disa përllogaritjeve nga Shërbimi Pyjor i SHBA-së). Prania e gjelbërimit aty pranë lidhet gjithashtu me një shkallë më të ulët të hedhjes së mbeturinave,sjelljeve vandale, dhe më pak dhunë në familje.

/ Focus

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook