Mix
Si të dukeni më të rinj? Praktikoni këto këshilla
Si të dukeni më të rinj? Praktikoni këto këshilla të mjekut britanik që ta mbani larg bisturinë!

Kujdesi për lëkurën është mjaft i rëndësishëm, sidomos në parandalimin e shenjave të para të moshës. Ca këshilla të mira këtë herë na vijnë nga Britania e madhe, ku dr. Ross Perry na sugjeron se me një rutinë të shëndetshme mund ta mbajmë bisturinë larg, shumë larg thotë ai.
Sekreti i parë që ndan doktori është hidratim, hidratim, hidratim.
Nuk ka asnjë mit pas 8 gotave ujë, shpjegon ai. Ato janë të mjaftueshme për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të butë.
Uji gjithashtu ndihmon dhe në eleminimin e toksinave nga trupi, çka ndihmon në shëndetin e përgjithshëm të lëkurës dhe të të gjithë trupit.
Një pikë tjetër ku e vë theksin dr.Ross është gjumi. Ai garanton relaksin e duhur dhe moment kur lëkura prodhon më tepër kolagjen.
Këshilla tjetër që e thonë të gjithë dermatologët është; Mos e lësho kurrë nga dora kremin mbrojtës të diellit, as në dimër as në verë. Është një domosdoshmëri.
Dhe këshilla e fundit për t’u plakur bukur është të pastroni fytyrën herë pas here me scrub. Largimi i qelizave të vdekura do të sjellë një sërë të mirash për rigjenerimin e lëkurës suaj.