Lidhu me ne

Temporal

Sa e korruptuar është realisht BE-ja? Skandali i fundit, thjesht ‘maja e ajsbergut’

Disa nga skandalet e korrupsionit brenda për brenda BE-së për shumicën e europianëve janë absolutisht të paimagjinueshme.

Për njeriun e thjeshtë, Katargate ishte tronditës: ideja që zyrtarët e zgjedhur do të merrnin ryshfet nga një prej regjimeve më represive në botë, në këmbim të nënvlerësimit të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, është absolutisht e paimagjinueshme për një bllok që udhëhiqet nga vlera krejtësisht të kundërta.

Por për ne që kemi punuar prej vitesh për të hedhur dritë mbi korrupsionin në BE, ky skandal i fundit nuk është një tronditje, madje as nuk përbën ndonjë surprizë; ai është vetëm maja e ajsbergut.- Advertisement –

Është produkt i viteve të neglizhencës nga zyrtarët evropianë kur bëhet fjalë për praktikat lobuese të regjimeve represive. Në Observatorin e Korporatave të Evropës (CEO) ne punojmë për të ekspozuar këto praktika, por ne gjithashtu shkojmë më tej sesa thjesht të kërkojmë transparencë: herë pas here kemi denoncuar papërshtatshmëritë serioze të rregullave që qeverisin lobimin ndaj politikanëve dhe institucioneve evropiane.

Për dekada, regjimet represive u janë afruar drejtpërsëdrejti politikanëve dhe zyrtarëve në një përpjekje për të ndikuar në politikë, duke përfshirë dhuratat dhe ryshfetet.

Dhe ata gjithashtu kanë nënkontraktuar diplomacinë e tyre me kompanitë e PR-it, lobistët dhe grupet e influencimit, si dhe bizneset e mëdha.

Puna e lobistëve shpesh përfshin zbardhjen e reputacionit të përgjakshëm të diktatorëve, promovimin e marrëveshjeve fitimprurëse të tregtisë dhe investimeve me shtetet totalitare, lobimin kundër sanksioneve ose dhe vetë njollosjen e disidentëve.

Pavarësisht nëse lobojnë në institucionet e BE-së apo në kryeqytetet e saj, ata zakonisht punojnë në hije pa frikë reale nga sanksionet, pasi Regjistri i Transparencës i BE-së nuk përfshinë detyrime ligjore.

Krahasoni këtë me SHBA-në – ku Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Shteteve të Bashkuara (FARA), kërkon që të gjithë lobistët që punojnë për çdo qeveri të huaj të regjistrohen, të publikojnë kontratat dhe të zbatojnë sanksionet ligjore – dhe kjo është pikërisht pika ku mund të fillohet të kuptohet shkalla e vërtetë e problemit që ka BE-ja.

Në vitin 2015 ne publikuam një raport mbi firmat evropiane të PR-it që po përpiqeshin të zbardhnin figurën e regjimeve brutale. Ai përfshin 18 raste studimore të firmave dhe konsulentëve të PR-it që punojnë në Evropë për regjime të dyshimta të akuzuara për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Në veçanti, raporti tregon se në vitin 2014, Katari e kaloi Rusinë si klienti më i madh i firmës lobuese Portland Communications, e cila u implikua nga transmetuesi publik Channel 4 për praktikën e të ashtuquajturës “astroturfing” – një teknikë e falsifikimit të një lëvizjeje spontane popullore – në këtë rast, tifozët e futbollit u paraqitën sikur mbështesnin ofertën e Dohas për Kupën e Botës.

Ndërmjet viteve 2012 dhe 2014, regjimi i Azerbajxhanit dërgoi miliarda dollarë përmes kompanive në det të hapur për të paguar ryshfete, duke përfshirë ato të përfshira në mega-tubacionin Itali-Azerbajxhan, të ashtuquajturin “korridori jugor i gazit”.

Zyrtarët evropianë më pas morën pjesë në zbardhjen e imazhit të një regjimi tjetër represiv duke minimizuar mashtrimin zgjedhor dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut. Tingëllon e njohur?

Dhe pastaj vjen lobimi për Kremlinin, miqtë e tij të pasur dhe kompanitë ruse si Gazprom, i cili ka vazhduar në Bruksel prej vitesh. Kur presidenti Vladimir Putin aneksoi Krimenë në vitin 2014, 20 % e importeve evropiane të gazit vinin nga Rusia. Kjo shifër u rrit në 40 % në fillim të vitit 2022, falë kompanive perëndimore të karburanteve fosile. Pushtimi i Ukrainës ekspozoi varësinë e kontinentit nga nafta dhe gazi rus, importi i të cilave financon drejtpërdrejt përpjekjet luftarake të Putinit.

Ende nën ndikimin e drejtpërdrejtë të kompanive të karburanteve fosile, BE-ja tani dëshiron të zëvendësojë lëndët djegëse fosile ruse duke dyfishuar importet e gazit nga regjimet e tjera represive si Katari dhe Azerbajxhani.

Importi i gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Katari përmendet dy herë në planin REPowerEU të Komisionit Evropian për të ‘hequr qafe’ gazin rus, një plan i drejtuar nga të njëjtat kompani të karburanteve fosile që vazhdojnë të na mbajnë të varur nga regjimet represive.

Kompania gjermane e energjisë RWE nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje për të furnizuar 2 milionë tonë LNG në vit nga Katari nga viti 2026, me mbështetjen e qeverisë gjermane.

Në Observatorin e Evropës së Korporatave (CEO), ne po u bëjmë thirrje institucioneve të BE-së të zbatojnë reformat e vonuara prej kohësh: një regjistrim i detyrueshëm i takimeve ndërmjet të gjithë eurodeputetëve dhe lobistëve; një “mur zjarri” për lobet në regjimet represive; një reformë e regjistrit aktual të lobimit për ta bërë atë ligjërisht të detyrueshëm.

Për më tepër, ligjet që rregullojnë përjashtimin aktual të disa kategorive të lobistëve nga ‘regjimet e këqija’ duhet të forcohen në mënyrë që të mbrohet procesi evropian i vendimmarrjes nga një ndërhyrje e tillë.

Duhet të ketë një organ brenda institucioneve, të cilit i jepen kompetencat e nevojshme për të monitoruar dhe hetuar në mënyrë proaktive shkeljet e këtyre rregullave strikte.

Dhe duhet të bëhet një goditje e fortë ndaj politikës së dyerve rrotulluese (fenomeni i rotacionit të stafit midis zyrave të ligjvënësve dhe pozicioneve në industritë që preken drejtpërsëdrejti nga legjislacionet e miratuara nga po këta ligjvënës) dhe së fundmi, një goditje ndaj financimit të partive politike nga qeveritë ekstremiste dhe represive.

Si përfundim, ne duhet të bëjmë publike pronësinë e kompanive dhe aseteve, në mënyrë që të mund të gjurmojmë paratë e pista në BE dhe në mbarë botën.

Politikanët europianë që sapo kanë shënuar autogol me këtë skandal do të bënin mirë të investonin në politika të drejta dhe etike.

/Euobserver

MË TEPËR

Mix17 minuta më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix1 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore2 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore4 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar4 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime1 ditë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix1 ditë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 ditë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix1 ditë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Facebook