Lidhu me ne

Kryesore

Rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodhur që të jetë ushtruar një presion i tillë ndaj një force politike.

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Një vit i vështirë për PD-në, u përdor çdo mjet për ta nënshtruar, por dështuan

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Një vit i vështirë

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD në prag të mbylljes së vitit 2022.

Gjatë fjalës që mbajti, Berisha tha se ky vit ka qenë i vështirë për Partinë Demokratike. Sipas tij, është përdorur çdo mjet që të vendosej nën kontrollin e qeverisë, por përpjekjet dështuan.

BerishaAnëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Ne mblidhemi sot pas 1 viti përpjekjesh intensive, pas 1 viti në të cilin ne së bashku ja dolëm të transformojmë PD-në, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, për të mos thënë në një agoni, në një opozitë të vërtetë, të fuqishme, në një opozitë e cila rivendosi në themelet e saj, riktheu vlerat mbi të cilat ajo ishte themeluar.

Ky ishte një vit i vështirë  për PD-në. Do ta quaja një vit të paprecedentë në historinë e një force politike. Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdorën i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë. U përdor i gjithë potenciali kriminal, i qeverisë më të lidhur me krimin në Europë. U përdor mafia ndërkomvbëtare e Sorosit. Të gjitha këto në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri. Në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë, me qëllim që ata të largohen nga vendi i tyre. Të gjitha këto, duke përdorur çdo lloj, të tre pushtetet, apo për të mos thënë të gjitha pushtetet, në mënyrë që forca jonë politike të mos ngrihej në këmbë, të mos ishte sovrane, mos ishte një forcë politike qëndrimet e së cilës ti përcaktonin bizneset e kryetarit me mafian shtetërore, qëndrimet e së cilës, ti përcaktonin korrupsioni, mafia e Soros, armik i egër i vlerave demokratike dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodhur që të jetë ushtruar një presion i tillë ndaj një force politike. gjithçka zhvillohej që kjo forcë të vendosej në kontrollin e plotë të qeverisë dhe mafias qeveritare. Kushdo tjetër të vendoste, por jo shqiptarët. E kam fjalën këtu për shqiptarët që i thonë vendit të tyre atdhe dhe që besojnë se mundin dhe djersën e tyre, në këtë vend mund të ndërtohet e ardhmja.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook