Mix
Justin Bieber akuzon H&M se po i përdor imazhin dhe bën thirrje për mos të blerë atje

Justin Bieber ka akuzuar hapur në rrjete sociale H&M. Sipas Bieber me fytyrën dhe inicialet e tij janë duke shitur veshje dhe produkte të ndryshme, pa aprovimin e tij, që Justin i quan mbeturina.

Ai madje në disa statuse të njëpasnjëshme bën thirrje për të mos i blerë.
Ndërkaq përfaqësues të kompanisë janë shprehur se bashkëpunimet me Bieber kanë qenë të shpeshta dhe se asgjë nuk është bërë pa miratimin e tij.
Sipas kompanisë, edhe vetë Justin ka shitur bluze të krijuara prej tij nën emrin e kompanisë.