Mix
Catherine Zeta-Jones pranon se është e dashuruar me Leo Messi-n: Burri im nuk e ka problem

Catherine Zeta-Jones ka rrëfyer se e ‘do’ një burrë tjetër dhe pretendon se bashkëshorti i saj Michael Douglas nuk e ka problem këtë gjë. Aktorja, 53 vjeçe, e bëri deklaratën teksa shikonte finalen e Kupës së Botës. Dhe duket se sigurisht nuk ka telashe për marrëdhënien e çiftit famshëm, edhe pse njeriu që aktorja do është Lionel Messi.
“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messi-n…dhe më e bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren.