Lidhu me ne

Kioske

Vrasja e Ravik Gurrës, çfarë po zbulonte avokati?!

NGA BASIR ÇOLLAKU

Atentati me pasoje vrasjen e Ravik Gurrës me 22 mars 2019 në orët e para të mbrëmjes, është ngjarje me pikëpyetje të mëdha. Hetimet zhurmuan dhe kaosi nuk ka prodhuar autor, ndonëse pistat dhe hipotezat kanë qenë të shumta.

Enigma të shumta ka në këtë dosje. Veprime dhe mosveprime, pushtet në ndikim të paligjshëm dhe hetimi shpërndahen, duke u mbuluar me kohë, që zhbën mundësi provash të mblidhen e jenë nëpër dosjet konkrete.

Çfarë kishte zbuluar avokati Gurra që alarmoi të dyshuarit?


Përse u kanos përpara atentatit që i mori jetën në qendër të Elbasanit?


A ngjan kjo si një vrasje e paralajmëruar.

A ka brenda kësaj dosjeje të rëndë me pasojë humbje jete, përfshirje politike të lidhur me krimin?

Ai ishte kanosur në një seancë gjyqsore, kur i pandehuri Shkëlzen Hasanpapa, dënuar me 10 vite burg për ngjarjen e 6 qershorit 2016, ku u plagosën Bledar Muça një ofivcere policie, ndërsa Florenc Çapja nuk u qëllua dot nga atentatori fare pranë Drejtorisë së policisë Elbasan e kërcënoi në seancë?. E ka prokuroria dhe policia në audiot e seancave paralajmërimin për kërcënim me jetën ndaj avokatit.

A e kanë këtë regjistrim në proces kur i pandehuri i thotë Ravik Gurrës, në sallë, gjatë procesit se “..do të të merremi edhe me ty??!!

Sa larg shtëpisë së Gentian Sharrës dhe Talo Çelës, është djegur makina e përdorur në vendngjarje pas vrasjes së Ravikut ??

Çfarë informacionesh dhe dijenie kishte marrë avokati për një makinë të bardhë për të cilën ai vuri në dijeni se po bëhej gati një atentat? Kush e informoi avokatin kur pohoi se lajmëroni Çapjat, sepse kanë pregatitur një makinë të bardhë e mund të vijnë tju bëjnë atentat?

Ai fliste për të njëtën makinë që më pas u përdor në vjedhjen e madhe të miliona eurove në Rinas.

Teksa Hasanpapa dënohej, Suel Çela shpallej i pafajshëm. Me 20 nëntor 2019, Gjykata për Krime të Rënda dha pafajësi për të akuzuarin Suel Çela, denoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, per ngjarjen e 18 shtator 2017 gjate tentatives se policise lokale per te kryer nje kontroll ne nje automjet te blinduar tip Audi që goditi në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

Kjo histori e rëndë ku oficerë policie, prokurorë, gjyqtarë, përmendin vetëm emra shtetasish, por jo mbniemra, ka ngarkesa të rënda penale.

Çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në këto dosje shtetasit, Taulant, Sokol, Suel, Qazim, Sajmir, Edvin, Ardian?

Sa CD përgjimesh parandaluese dhe procedurialë janë zhdukur me urdhër shkresor dhe verbal, kur në komunikime me të dyshuar kanë rënë emra të pushteti?

Shtetasit Taulant, Sajmir, Arben, Damian, Edvin, me cilin nga shtatsit me rekorde kriminale kanë folur, pas incidentit te tregu kur kërkohej prej tyre të hiqeshin qafe nga Drejtoria Vendore e Qarkut Elbasan, policët e bezdisshëm ose t’u ktheheshin 3 milionë dollarët e investuar në zgjedhjet e sapofituara nga mazhoranca e sotme? !

Dhe pak dite pas këtij përgjimi të asgjësuar, janë hequr nga Drejtoria e Elbasanit 11 oficerë drejtues policie të cilët ishin “non grata” për investitorët elektoralë.

A mori policia në banesën e avokatit, dosje të tjera të tij, telefona të tij, kompjuter të tij, mjetin e tij?

Çfarë kishte humbur hetimi në dosjet, apo gjetjet kërkimore të avokatit?!

Çfarë gjeti avokati Gurra, si provë të cilën nuk donte ta gjente apo posedonte policia dhe prokuroia, apo ndoshta donin ta asgjësonin?!

Përse vendngjarja e 22 marsit 2019, u prish të nesërmen në orët e para të mëngjesit, pa bërë kqyrje të detajuar?

Sa kamera u sekustruan dhe sa u lanë të fshiheshin nga pakujdesia e kohës më vonë??!


Ka shumë krim dhe politikë në këtë histori…

MË TEPËR

Kryesore5 minuta më herët

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare! Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë...

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Facebook