Lidhu me ne

Sport

Messi më në fund shpëtoi nga Maradona

Messi 2022 – Maradona 2016

Messi doli më në fund nga hija e Maradonës

Në çdo diskutim për lojtarin më të mirë në botë, ekspertët, tifozët dhe analistët gjithmonë bazohen te disa pika: trofetë e fituar me skuadrën, trofetë individualë dhe golat e shënuar. Por ajo që anashkalohet shpesh është mënyra sesi një lojtar bën tifozët të ndihen, emocionet që u shkakton kur zbret në fushë.

Pak kombësi në botë e ndjenë futbollin më shumë sesa argjentinasit, rreth 40 mijë prej tyre ishin të dielën në Katar për të ndjekur finalen e madhe kundër Francës, që skuadra e tyre fitoi me penallti.

Pas fitores kundër Kroacisë në gjysmëifnale, një gazetare argjentinase mori Messin veçmas për intervistë, por në vend që t’i bënte pyetje i tha: “Nuk gjen fëmijë në Argjentinë që nuk ka bluzën tënde, origjinale apo false… Keni prekur zemrat e të gjithëve dhe për mua kjo është më e madhe se sa fitorja e Kupës së Botës. Askush nuk ta merr dot këtë”.

Me shumë gjasa, me fjalët e saj bien dakord të gjithë në Argjentinë, të cilët e kanë ngritur Messin vitet e fundit në piedestal. “Sidomos në këtë Botëror, ai është bërë njeriu që merr përsipër gjithçka dhe zgjidh situatat për Argjentinën”, thotë për CNN gazetari Santi Bauza.

Lionel Messi vërshëllehet nga tifozët e tij, pas humbjes në Kupën e Amerikës, viti 2011

Por rruga drejt përjetësisë nuk ka qenë e lehtë për Messin. Pas dështimeve në Botërorin 2014 dhe finaleve të Kupës së Amerikës të humbura në vitet 2015 dhe 2016, ai njoftoi tërheqjen nga kombëtarja. Fatmirësisht për të gjithë, kjo nuk zgjati shumë.

Tani, pasi është krahasuar për vite me madhështinë e një tjetër argjentinasi shtatshkurtër, Diego Armando Maradona, Messi mund të dalë më në fund nga hija e “Pibe de Oro”-s, i cili tashmë nuk jeton më.

Maradona udhëhoqi thuajse i vetëm Argjentinën drejt lavdisë në Botërorin e vitit 2016, ndërsa Messi përsëriti pak a shumë të njëjtën arritje, duke shënuar në 6 ndeshje nga 7 të luajtura, me 2 gola dhe 1 asist në finalen e madhe kundër Francës.

Tifozë i luten Messit të mos largohet nga Kombëtarja, viti 2016

Shpesh Messi është kritikuar për mungesën e pasionit dhe entuziazmit kur vishte fanellën bardhekaltër, përkundër spektaklit dhe impenjimit që tregonte me atë “blaugrana” të Barcelonës. Ish-kampioni i botës me Argjentinën e vitit 1978, Osvaldo Ardiles, thotë se krahasimi me Diegon e madh ka qenë i pashmangshëm, por i pafat për Messin.

“Ai ka jetuar gjithmonë në hijen e Maradonës, njeriut që na udhëhoqi në Botërorin e fundit në vitin 1986”, shkroi Ardiles për “Daily Mail”. “Nuk mund t’i shpëtojë kurrë këtyre krahasimeve. Janë të dy numra 10, të dy lojtarët më të mirë në botë dhe të aftë për të bërë magji në fushë. Sigurisht shumë të ndryshëm në personalitet”.

Por tashmë, nga 18 dhjetori 2022, Messi krijoi trashëgiminë e tij si hero i një kombi të tërë, duke dalë më në fund nga hija e Maradonës.

MË TEPËR

Mix29 minuta më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske34 minuta më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix2 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal2 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar2 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore2 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix19 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook