Lidhu me ne

Mix

Gjumi i mirë, çelësi i një jete më të gjallë seksuale tek gratë. Çfarë zbuluan shkencëtarët!

Gjumi i mirë, çelësi i një jete më të

Ky është përfundimi i një studimi të ri, i cili sugjeron se çdo orë shtesë gjumi rrit me 14 për qind gjasat që një grua të përfshihet në aktivitet seksual me partnerin ditën tjetër.

“Studimi ynë tregoi se një gjumë i mirë është i rëndësishëm për zgjimin e dëshirës seksuale tek grate”, pohon autori i studimit David Kalmbach, studiues në “University of Michigan Sleep and Circadian Research Laboratory”.

Kalmbach dhe disa kolegë të tij studiuan sjelljen e 171 grave, në moshë të re të cilat mbajtën ditarë rreth gjumit të tyre për 14 ditë rresht dhe raportuan nëse ishin përfshirë në aktivitet seksual të nesërmen. Koha më e gjatë e gjumit lidhej drejtpërdrejt me një dëshirë më të madhe seksuale të nesërmen. Gratë me kohëzgjatjen mesatare më të gjatë të gjumit thanë se ndiheshin më të eksituara sesa grate që flinin më pak orë . Mesatarisht, gratë raportuan se flinin 7 orë e 22 minuta.

Studime të tjera kanë sugjeruar se koha e shkurtër e gjumit dhe cilësia e dobët e gjumit çojnë në një përgjigje të dobët seksuale të femrave, tha Kalmbach. Por shumica e studimeve kanë qenë një “fotografi në kohë”, duke parë vetëm një pikë kohore.

Gjumi i dobët mund të çojë në probleme seksuale, thotë autori i studimit.

Kalmbach tha se nuk dihet se si mungesa e gjumit mund të ndikojë në dëshirën seksuale. Por ai tha se nuk është thjesht për shkak të ndryshimeve në humor, për shembull, pasi studimi vlerësoi nivelet e depresionit dhe ankthit të grave.

“Disa studime të mëparshme kanë hipotezuar se gjumi mund të ndikojë në nivelet e hormoneve, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime në dëshirën seksuale dhe zgjim,” tha ai. “Por unë mendoj se në përgjithësi, nevojiten më shumë kërkime në këtë fushë për të identifikuar mekanizmat themelorë në mënyrë më të sigurt.”

“Mesazhi, shtoi Kalmbach, “është se një gjumë i shëndetshëm është i rëndësishëm në shumë aspekte të jetës sonë të përditshme. Gjumi i mirë përmirëson disponimin, energjinë, përqendrimin, shëndetin e përgjithshëm dhe tani favorizon edhe dshirën seksuale.

Gjetjet e studimit u publikuan në internet në revistën Journal of Sexual Medicine

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix1 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix1 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix1 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore1 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske1 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix1 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook