Lidhu me ne

Kryesore

Memexhinjtë po përdorin metodën “enveriste” për të goditur Këlliçin, për llogari të Veliajt.

“Memexhinjtë, Hosteni i rilindjes”/ Gazetari: Sulmet ndaj Këlliçit për llogari të lali Erit

"Memexhinjtë, Hosteni i rilindjes”/ Gazetari: Sulmet ndaj

Gazetari Hysni Gurra ka treguar se si po sulmohet kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, për llogari të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, gazetari thotë që pas përfundimit të garës së Primareve, “memexhinjtë, hosteni i Rilindjes, nuk po kritikojnë më kryetarin e bashkisë por i janë vërsulur rivalit, të tyre, në këtë rast Belind Këlliçit. Sipas gazetarit, po përdorin metodën “enveriste” për të goditur Këlliçin, për llogari të Veliajt.

Hosten është ajo purteka e gjatë që shërben për të ngacmuar qetë në parmendë.Nëse në kohën e Enverit ishte Hosteni mjeti me të cilin regjimi gjoja “fshikullonte” veten, opozita e vetvetes, rilindja shpiku memexhinjtë.Hosteni është fshikullim i komanduar. E përbashkëta e Hostenit me memexhinjtë është imazhi- imazhi më i fortë se fjala. Qysh nga 2016-2017 e këtej u mbush rrjeti plot. Bënin sikur fshikullonin pushtetin. Opozitë s’kishte. Jo vetëm s’kishte, po vetë opozita kishte spin-doctor memexhinjtë.

Kur opozita u rikthye në detyrë, memexhinjtë mbetën si ndërmjet, duke anuar më shumë nga ish opozita (alibashëve). Po ta keni vënë re, qysh kur mbaruan primaret, memexhinjtë nuk e “kritikojnë” më kryetarin e bashkisë, i janë kthyer rivalit të tij. Po fillojnë pak nga pak metodën enveriste të sulmit për llogari të lalit– është i mirë po është bërë dhëndër n’derë të “keqe”. Ka rënë në dashuri me një të “dekllasuar”? Po jo se vjehrri ka pas qenë nëpunës me “Zogun”, vjehrra po ashtu… p.s-Se mos na kritikon ndonjëri për krahasim banal. E di që Hosteni revolucionarizoi shtypin në Shqipëri, e di që gazetarët e Hostenit ishin mjeshtra. Po krahasimi është për thelbin dhe metodën në vetvete. Vlen krahasimi edhe për të bërë dallimin se ç’mediokër janë memexhinjtë dhe sa talente kanë qenë ata të Hostenit”, shkruan Gurra në postimin e tij.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook