Lidhu me ne

Mix

Pjesa e dytë e dokumentarit të Meghan Markle dhe Princ Harry: Deklaratat më të bujshme

Pjesa e dytë e dokumentarit të Meghan Markle dhe Princ Harry:

Ditën e sotme është publikuar pjesa e dytë e dokumentarit të Princ Harry dhe Meghan Markle. 3 episodet e para të tij përqëndroheshin te njohja dhe fillimet e lidhjes së tyre, ndërsa 3 episodet e reja sjellin largimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar dhe problemet me Familjen Mbretërore.

Më poshtë po ju sjellim disa nga deklaratat më të bujshme të çiftit.

Përplasja mes vëllezërve Princ William dhe Princ Harry

Princi Harry thotë se Princi William humbi durimin dhe iu drejtua me tone të forta gjatë një takimi familjar të mbajtur menjëherë pasi ai dhe Meghan Markle njoftuan se do të largoheshin nga Familja Mbretërore në janar 2020.

“Ishte e tmerrshme të shihja vëllanë tim që bërtiste dhe babai im [Mbreti Charles III] thoshte gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta, dhe gjyshja ime [Mbretëresha Elizabeth II] ulej në heshtje dhe thjesht dëgjonte. Pjesa më e trishtuar e saj ishte ftohja mes meje dhe vëllait tim.”

Princ William thyen paktin mes vëllezërve

Princi Harry pretendon se vëllai i tij, Princi William, theu një pakt që kishin lidhur për të mos lejuar që ekipet e tyre të publikonin lajme negative për njëri-tjetrin.

“William dhe unë të dy pamë se çfarë ndodhi në zyrën e babait tonë dhe bëmë një marrëveshje që nuk do ta lejonim kurrë të ndodhte mes nesh. Unë do të preferoja më mirë të shkatërrohesha nga shtypi sesa të përfshihesha në këtë lojë ose biznes tregtie, dhe të shihja zyrën e vëllait tim duke bërë të njëjtën gjë që ne premtuam se nuk do ta bënim. Kjo më theu zemrën.”

Familja Mbretërore u ndje e kërcënuar nga popullariteti i Meghan

Harry thotë se hera e parë që kuptoi se diçka nuk po shkonte, ishte kur ata morën pjesë në një ngjarje së bashku me anëtarët e tjerë të familjes në nëntor 2018 dhe i gjithë mbulimi i shtypit u fokusua tek Markle.

“Unë thash “Oh, Zoti im”, thotë Markle në “Harry & Meghan”, duke parë një kopje të gazetës Telegraph me foton e saj në kopertinë mëngjesin tjetër. “Ajo tha: “Por nuk është faji im”, thotë Harry, “dhe unë thashë: “E di. Dhe mamaja ime u ndje në të njëjtën mënyrë.’

Duka i Sussex-it i referohej Princeshës Diana që zbuloi në intervistën e saj famëkeqe me “Panorama” të vitit 1995 se babai i tij, Mbreti Charles III, ishte i mërzitur që ajo pati gjithë vëmendjen dhe adhurimin e njerëzve gjatë turneut mbretëror australian të ish-çiftit në vitin 1983.

Meghan përlotet teksa thotë se punoi shumë për t’u “përshtatur” përpara se të tërhiqej nga detyrat e saj mbretërore në janar 2020

“U përpoqa shumë. Kjo është pjesa që është kaq e trishtë. Sepse … nuk ishte ende mjaftueshëm e mirë.”

Markle e përshkruan largimin nga Anglia, duke thënë se një burrë që mbikëqyrte ekuipazhin e avionit hoqi kapelën dhe tregoi vlerësim për “çdo gjë që ajo bëri për vendin”. Dukesha e Sussex-it kujton: “Ishte hera e parë që ndjeva sikur dikush e pa sakrificën time.”

MË TEPËR

Temporal3 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar3 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix3 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar3 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore3 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix3 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix3 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix3 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix3 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix3 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook