Lidhu me ne

Radar

Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat, shpiku taksën e arsimit

Berisha sulmon Veliajn: Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat, shpiku taksën e arsimit

Berisha sulmon Veliajn: Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat, shpiku

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Ai tha se Veliaj ka betonizuar kryeqytetin dhe se ka rritur taksat, duke evidentuar atë të arsimit.

Në takimin me fituesit e primareve, Berisha deklaroi se bashkitë mezi po presin të çlirohen nga “hajdutët”, referuar socialistëve. Ai komentoi edhe situatën në bashkinë e Durrësit dhe Elbasanit.

“Unë mund të rikujtoj këtu, vetëm kryetarin e betonit të Tiranës. Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari. Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka në gen detyrimin për arsimin falas.

Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët. Me taksa ekstra.

Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë më të lartë sesa kostoja me të cilën ndërton shkolla PNUD-i i OKB-së në Tiranë, me paratë e donatorëve. Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.

Ai që sot është në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se aty është një figurinë, kurse ligjin e bën nëntoka, nuk po flas për Elbasanin, se atë shkojnë dhe e rrahin në zyrë. Por po ndalem te Tirana se atje janë cilin të qash më parë.

Ka një kontratë për mbetjet, sipas të cilës kompanisë vetë, për çdo ton mbetjesh, duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie. Ka 5 vite që nuk është djegur një kg pleh, por secili kg i tyre i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, 28 euro. Po kaq edhe taksapaguesve të Durrësit, se janë aksionerë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook