Radar
Mbytet varka me emigrantë në kanalin e La Manshit, raportohet për viktima

Një varkë me emigrantë është mbytur mëngjesin e sotëm. Ajo u përplas me kanalin anglez pranë Kentit në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se ka viktima, por nuk dihet ende kombësia e tyre. Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi dhe pritet që të dalin të dhënat e para.
Qeveria britanike tha se ishte në dijeni të incidentit dhe agjencitë po mbështesnin reagimin e koordinuar.
Rojet bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë u dërguan për të ndihmuar.