Kryesore
“Lulzim Basha do hyjë në histori”, Berisha: Rama nuk do arrinte në këto përmasa pa të, edhe sot e ka peng me dosjen e parave ruse
“Lulzim Basha do hyjë në histori”, Berisha: Rama nuk do arrinte në këto përmasa pa të, edhe sot e ka peng me dosjen e parave ruse
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së në selinë blu ka deklaruar se ish-kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha do hyjë në histori pasi sipas tij Rama nuk do arrinte kurrë në përmasat e një përbindëshi të politikës pa të.
Sipas tij Basha edhe sot mbetet peng i Ramës pasi prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse që ta komandojë dhe ta urhdërojë, ndërsa vuri theksin te situata e krijuar pas largimit të tij brenda partisë.
“Lulzim Basha do hyjë në histori se Rama nuk do arrinte kurrë në këto përmasa të një përbindëshi të politikës shqiptare.
Edhe sot është peng i tij, prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse, se do ta ketë e ta komandojë e ta urdhërojë.
Le të bëjë çfarë të dojë me të, por ne gjetëm këtë situatë të trashëguar.
Kjo situatë pret zgjidhje nga guximi ynë dhe vendosmëria jonë e përballja me këtë regjim.
Askush nuk duhet të ketë frikë nga revolucioni”, tha ai.