Lidhu me ne

Mix

Aktori Dwayne Johnson flet për rolin në filmin Black Adam

Aktori Dwayne Johnson flet për rolin në filmin Black Adam

Aktori Dwayne Johnson ka thënë se paraqitjen me rolin kryesor në filmin “Black Adam” e ka pranuar në kohë të duhur. Ky aktor për këtë dhe të tjera rreth këtij filmi ka treguar në një intervistë për media.

Ai ka thënë se gjithmonë është i gatshëm për paraqitje si superhero. Por se tani ishte momenti më i përshtatshëm për ta pranuar atë. Johnson ka treguar se role të tilla i janë ofruar edhe më parë, por që i ka refuzuar. Ato role i kanë pranuar aktorë të tjerë. Më pas është ofruar roli i Black Adam dhe atë e ka luajtur me pasion. Megjithatë edhe gjatë realizimit të këtij projekti ka hasur në sfida, por se tani është i lumtur që ia kanë dalë ta sjellin atë në ekran.

Johnson ka thënë se me personazhin Black Adam ka shumë ngjashmëri. Ai ka thënë se çdo gjë që e mendon e thotë drejtpërdrejtë, e kështu vepron edhe Black Adam. Dallimi i vetëm është se Black Adam godet njerëzit përreth. Johnson ka thënë se edhe vetë do ti godiste disa njerëz që ka përreth, por se këtë do ta bënte duke qeshur. Ky aktor ka thënë se Black Adam është një superhero. Disa thonë se ai është anti-hero, por Johsnon ka thënë se preferon që atë ta paraqesë si mbrojtës e kampion të njerëzve me të cilët kanë pasur shansin të krijojnë, pasi që ai nuk është paraqitur më parë në filma.

Filmi “Black Adam” është vazhdimësi e filmit “Shazam”, i cili u realizua në vitin  2019. Ai është filmi i njëmbëdhjetë në Universin e zgjeruar të DC.

Ngjarja në këtë film përqendrohet tek personazhi me po këtë emër, i cili lirohet nga burgu pas pesë mijë vitesh. Ai lirohet tani në kohë moderne. Taktikat e tij brutale tërheqin vëmendjen e shoqërisë amerikane për drejtësi. Kjo shoqëri mundohet të ndalë tërbimin e tij, ta mësojë se si të bëhet hero.

“Black Adam” do të shfaqet në kinematë amerikane nga data 21 tetor 2021.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix10 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar10 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar10 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore10 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar10 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix12 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix12 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix12 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix12 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook