Lidhu me ne

Mix

8 destinacione klasike Krishtlindjesh

Krishtlindjet janë një periudhë me të vërtetë e mrekullueshme e vitit. Natyrisht festimet me miqtë, familjet dhe të dashurit e zemrës ndodhin kudo në botë.

Për të ndihmuar udhëtarët të zgjedhin destinacionin më të mirë për të festuar festat, këtu janë disa nga destinacionet klasike të Krishtlindjeve në mbarë botën, që u premtojnë atyre një sezon pushimesh të gëzueshëm, me gjallëri dhe të shndritshëm.

Drezden, Gjermani

Me qytetet e saj piktoreske të mbuluara nga bora, tregun legjendar gjerman të Krishtlindjeve, kështjellat e shumë të tjera, Gjermania nuk mund të mungonte në listë.

Për të qenë më të saktë, qyteti i Drezdenit është vendi ku udhëtarët mund të kënaqen në tregun më të vjetër të Krishtlindjeve në vend, i krijuar për herë të parë në vitin 1434.

Dublin, Irlandë

Për entuziastët e Krishtlindjeve, që dëshirojnë t’i ndërthurin pushimet me një ose dy birra Guinness, Dublini në Irlandë është një tjetër mundësi fantastike. Përveç birrës Guinness, Dublini njihet për atmosferën e gëzueshme gjatë Krishtlindjeve, dritat përrallore, ushqimin e shijshëm dhe shfaqjet e mrekullueshme.

Ju nuk duhet të humbisni kurrsesi një shëtitje në Grafton Street, e cila do t’i mbushë udhëtarët me mrekullinë e Krishtlindjes. Natyrisht nuk do të mungojnë edhe koret e Krishtlindjes, shfaqjet teatrore dhe festimet e gëzueshme në çdo cep – ndaj udhëtarët që do të zgjedhin këtë destinacion do të kenë me siguri Krishtlindje të paharrueshme.

New York City, Nju Jork

Një udhëtim në Nju Jork është sigurisht i detyrueshëm për ata që duan t’i festojnë Krishtlindjet me gjithë magjinë e traditës. Këtu vizitorët mund të admirojnë pemën e Krishtlindjeve Rockefeller, të vizitojnë tregun lokal të Krishtlindjeve, të marrin pjesë në aktivitetet dimërore, të bëjnë patinazh, të vizitojnë Babagjyshin e Krishtlindjeve e shumë e shumë të tjera.

Londër, Angli

Falë Dikensit dhe mrekullive të tjera letrare, Londra në Angli është një destinacion Krishtlindjesh me famë botërore. Me dekorin e festave, këngëtarët, turet festive, pistën e patinazhit në Queen’s House, çajet e pasdites së Krishtlindjeve dhe shfaqjet e shumta, Londra duhet të jetë patjetër në listën e udhëtimeve të Krishtlindjeve.

Ndër të tjera, në dhjetor, gjatë gjithë muajit, mbahet edhe festivali i përvitshëm Winter Wonderland në Hyde Park.

Vizitorët do të mrekullohen këtu me të gjitha dritat vezulluese, do të shijojnë disa aktivitete me temën e festave dhe të vizitojnë tregun e jashtëzakonshëm të Krishtlindjeve të qytetit.

Aarhus, Danimarkë

Me më shumë se 400 vite histori Krishtlindjesh, Aarhus, qyteti i dytë më i madh i Danimarkës, u ofron vizitorëve një periudhë festive autentike.

Nga karrocat me kuaj që vrapojnë nëpër borë, dritat verbuese, tregjet sezonale e deri te kuzhina daneze, me ëmbëlsirat dhe pijet e ngrohta, Aarhus është vërtet një përvojë.

Ndër gjërat që duhet t’i shtoni itinerarit tuaj në Aarhus është një vizitë në Den Gamle By (Muzeu i Qytetit të Vjetër), një paradite në Tregun Qendror të Ushqimit në Aarhus, pak argëtim në Tivoli Friheden (park argëtues me temën e Krishtlindjeve). Mos humbisni kurrsesi të shihni edhe ndriçimin e pemës së madhe të Krishtlindjeve në qytet.

Bad Ragaz, Zvicër

Meqë ra fjala për pemë Krishtlindjesh – nëse Krishtlindjet e paharrueshme përfshijnë edhe Pemën më të lartë të Europës, atëherë fshati Bad Ragaz në Zvicër është vendi i duhur.

I njohur si një nga qytetet më magjike të Krishtlindjeve në botë, Ragaz ka gjithçka. Këtu vizitorët mund të vlerësojnë mrekullinë europiane të pishës së gjallë të dekoruar bukur, të shijojnë peizazhet dimërore dhe të pinë çokollatë të ngrohtë pranë zjarrit.

Me Spa të panumërta, pishina termale dhe resorte të klasit të parë, Bad Ragaz është destinacioni ideal për ata që kërkojnë të festojnë Krishtlindjet larg stresit.

Colmar, Francë

Një tjetër qytet legjendar në Europë, Colmar në Francë është vendi ku janë frymëzuar shumë përralla. Ky destinacion Krishtlindjesh është sigurisht një nga më të dashurit e turistëve, falë ndërthurjes së përsosur të atmosferës së Krishtlindjeve franceze dhe gjermane.

Rovaniemi, Finlandë

Në fund, kur flitet për Krishtlindjet, Rovaniemi, në Finlandë është një vend që nuk duhet ta lini kurrsesi pa vizituar.

Ata që udhëtojnë për pushime mund të ndihen sërish si një fëmijë në këtë qytet finlandez, që është vendlindja zyrtare e Babagjyshit të Krishtlindjeve.

Rovaniemi ofron edhe një fshat të Babagjyshit të Krishtlindjeve, një shkollë elfësh, festime kudo, shëtitje me renët, ushqime sezonale dhe madje edhe një rezervë të kafshëve të egra aty pranë (Ranua Wildlife Park).

/ The Travel

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook